Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 67

 

Pasi vdiq Profeti, Imam Aliu u informua për ngjarjet në Sakife të fisit Saide.

 

Ai pyeti se çfarë kishin thënë ensarët, dhe njerëzit iu përgjigjën se ata kishin kërkuar një kryetar nga radhët e tyre dhe një tjetër nga të tjerët. Atëhere Imam Aliu tha:

 

Pse nuk sollën prova për amanetin që ka lënë Profeti për ta: “Kushdo që është i mirë ndër ensarët, duhet trajtuar mirë, dhe kushdo që është i keq, duhet falur”? Njerëzit e pyetën: “Çfarë ka kundër tyre në këtë thënie?” Imam Aliu tha: Nëse qeverisja do të ishte caktuar për ta, s’do kishte testament në mbro jtje të tyre. Pastaj ai tha: Çfarë paraqitën Kurejshët si arsye? Njerëzit iu përgjigjën:

 

“Ata këmbëngulën se i përkisnin pemës gjen ealogjike të Profetit”.

 

Atëhere Imam Aliu tha: Ata këmbëngulën me pemën, por i plaçkitën dhe s’i përfillën frytet e saj.

 

__________

 

 (Në mbledhjen e Sakifes të fisit Saide, muhaxhirët e arritën suksesin ndaj en sarëve duke argumentuar se Kalifati u takonte vetëm të afërmve në fis me Profetin. Kjo logjikë ishte e mjaftueshme që turma e madhe e ensarëve të tërhiqte pretendimet para tre muhaxhirëve, që ia dolën ta fitonin Kalifatin vetëm me ndihmën e origjinës së tyre. Lidhur me ngjarjet e Sakifes, Taberiu shkruan se ensarët ishin grumbulluar në Sakife të f isit Saide për t’iu betuar Sa’d bin Ubades për besnikëri.

 

Këtë gjë e morën vesh në një farë mënyre dhe Ebu Bekri, Umeri dhe Ebu Ubeide ibn ul-Xherrahu, të cilët shkuan, edhe ata, në atë mbledhje. Umeri kishte menduar diçka për këtë rast dhe u ngrit që të f liste, por Ebu Bekri e ndaloi dhe e mori fjalën vetë. Pasi lëvdoi Zotin e Hixhretin e muhaxhirëve, si dhe qenien e tyre më të hershme në Islam, ai tha: Janë ata që e adhuruan Zotin të parët ndër të gjithë dhe e pranuan besimin në Zotin, dhe janë ata të afërm dhe fis i Profetit. Prandaj vetëm ata e meritojnë Kalifatin, para gjithë të tjerëve. Ata që do t’u dilnin përpara, do bënin padrejtësi. Kur e mbaroi Ebu Bekri fjalimin e tij, u ngrit më këmbë Habab bin Munziri dhe tha duke u drejtuar nga ensarët:

 

O ensarë!

 

Mos i jepni fatet tuaja në duart e të tjerëve. Populli është nën kujdes tuaj. Jeni njerëz të nderuar, me pasuri e fis dhe keni përfaqësues. Nëse muhaxhirët kanë përparësi mbi ju në disa drejtime, edhe ju keni përparësi mbi ta në drejtime të tjera. Ju u dhatë strehë atyre nëpër shtëpitë tuaja. Ju jeni krahu i armatosur i Islamit. Me mbështetjen tuaj u ngrit Islami mbi këmbët e tij. Nëpër qytetet tuaja iu lutëm Zotit në paqe.

 

Kursejani vetes përçarjen dhe shpërndarjen dhe qëndroni të bashkuar te e drejta juaj. Në qoftë se muhaxhirët nuk e lejojnë të drejtën tuaj, thuajuni që të ketë një kryetar prej jush dhe një tjetër prej tyre. Akoma nuk ishte ulur Hababi, pasi tha këto fjalë, kur Umeri u ngrit dhe foli kështu: Është e pamundur që të ketë dy sundimtarë në të njëjtën kohë.

 

Për Atë Zot, arabët nuk do të pranojnë kurrë të kenë ju si kryetar shteti, përderisa Profeti nuk doli prej jush. Dhe s’ka dyshim që Arabët nuk do të kenë as kundërshtimin më të vogël që Kalifati t’i lihet atij, në shtëpinë e të cilit ka lindur aftësia profetike, në mënyrë që sundimtari të jetë nga e njëjta shtëpi.

 

Për ata që nuk janë të këtij mendimi, ne mund të japim argumente të qarta. Kush bie në konflikt me ne për çështjen e autoritetit e të qeverisjes së Muhammedit, mbështetet te e padrejta, është mëkatar dhe rrëshqet në shkatërrim. Pas Umerit, u ngrit përsëri Hababi dhe u tha Ensarëve: Shikoni, përmbajuni qëndrimit tuaj e mos ua vini veshin mendimeve të këtij njeriu e të përkrahësve të tij. Ata duan t’i shkelin me këmbë të drejtat tuaja; në qoftë se ata nuk pranojnë, dëbojini bashkë me të tjerët nga qytetet tuaja e merreni Kalifatin vet. Kush tjetër, përveç jush, mund ta meritojë më shumë atë?

 

Kur Hababi mbaroi, Umeri e qortoi ashpër. U përdorën fyerje të rënda edhe nga ana tjetër dhe situata filloi të keqësohej. Atëhere Ebu Ubeide foli me qëllim që t’i qetësonte ensarët dhe t’i kalonte në anën e tij. Ai tha:

 

O ensarë! Ju jeni njerëzit që na përkrahët dhe na ndihmuat me çdo mjet. Mos i ndryshoni tani veprimet tuaja dhe mos e zhvlerësoni sjelljen tuaj. Por ensarët nuk pranuan të ndërronin mendje. Ata ishin bërë gati që t’i betoheshin për besnikëri vetëm Sa’dit.

 

Por, ndërsa po bënin të çoheshin e t’i afroheshin, u ngrit Beshir Khazrexhi, nga fisi kundërshtar i Sa’dit, dhe tha: Pa dyshim ne u ofruam për xhihadin dhe i dhamë përkrahje fesë, por qëlli mi ynë kur vepruam kështu, ishte t’i pëlqenim Zotit dhe t’i bindeshim Profetit të Tij. Nuk është e drejtë të pretendojmë përparësi e krijojmë turbullira në çështjen e Kalifatit. Muhammedi ishte nga Kurejshët, prandaj ata kanë për të një të drejtë më të madhe dhe janë për të më të përshtatshëm.

 

Sapo shqiptoi Beshiri këto fjalë, midis ensarëve plasi përçarja. Në fakt ky kishte qenë dhe qëllimi i tij, sepse ai nuk mund të pranonte që të ngrihej aq lart një njeri nga një fis rival. Muhaxhirët e shfrytëzuan më së miri këtë përçarje mes ensarëve.

 

Umeri dhe Ebu Ubeide vendosën t’i betohen Ebu Bekrit për besnikëri. Por ishte Beshiri ai që e vuri i pari dorën e tij mbi atë të Ebu Bekrit e vetëm pas tij u betuan për besnikëri dhe Umeri e Ebu Ubeide. Pastaj erdhën njerëzit e fisit të Beshirit, që u betuan dhe ata, duke e lënë Sa’d bin Ubaden në harresë.

 

 Gjatë kësaj kohe Imam Aliu ishte i zënë me larjen funerale dhe me varrimin e Pro fetit të Shenjtë. Më pas ai dëgjoi për mbledhjen e bërë e mori vesh që muhaxhirët e kishin f ituar davanë, duke u vetëparaqitur si fis i Profetit. Atëhere ai shqiptoi për muhaxhirët shpre hjen e famshme, ‘ata këmbëngulën me pemën, por plaçkitën dhe injoruan frytet e saj’, duke nënvizuar faktin që këto fryte ishin anëtarët e Familjes Profetike.

 

Logjika ishte e thjeshtë: Nëse pretendimi i muhaxhirëve për qenien nga i njëjti fis me Profetin ishte i pranueshëm, atëhere si mund të shpërfilleshin ata që ishin nga e njëjta familje e tij? Është e çuditshme që Kalifi i Parë, që lidhet me Profetin në brezin e shtatë, kurse Kalifi i Dytë, që lidhet me të në brezin e nëntë, mund të pranohen si të një fisi e të një familjeje me Profetin, ndërsa Imam Aliut, kushëririt të tij të parë, iu mohua statusi i vëllait.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top