Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 5

 

Mbajtur si vdiq Profeti, kur Abbasi e Ebu Sufian bin Harbi i ofruan betimin e besnikërisë për Kalifatin O njerëzI! Bëjuni ballë tallazeve të ligësive me barkat shpëtimtare, shmanguni   nga rruga e përçarjes e flakeni tej kurorën e krenarisë. I begatë është kush f latron, e që, përndryshe, është paqësor e jep qetësi për të tjerët. Ajo është si uji i turbullt apo kafshata mbytëse për atë që e pi e gëlltit.

 

Ai që i vjel frytet para pjekjes, është si ai që ka mbjellur në arën e tjetrit. Në folça, do më quajnë të babëzitur për pushtet, e po të ruaj qetësi në, do thonë i trembem vdekjes. Kjo nuk do më kishte fare hije, pas tërë atyre provave e sprovave. Për Allah, i biri i Ebu Talibit është më i afërt me vdekjenII, sesa fëmija me gjoksin e mëmës së vet. Unë kam dije të fshehura; po t’i zbuloja, do dridheshit si litarët që ndjekin kovën në puset e thellë.

 

________

 

 IEbu Sufiani nuk ndodhej në Medinë kur vdiq Profeti. Po kthehej, kur e mori në rrugë e sipër lajmin e kësaj tragjedie. Pyetja e parë që bëri ishte për atë që ishte bërë kryetar e prijës. I thanë se populli ia kishte bërë Ebu Bekrit betimin e besnikërisë. Sapo dëgjoi këto fjalë, ky nxitës turbullirash, që njihej si i tillë në të gjithë Arabinë, u fut në mendime të thella; më në fund shkoi tek Abbas bin Abdul-Muttalibi dhe i tha: “Shiko, këta njerëz ia dorëzuan kalifatin me intriga një Tejimi dhe e privuan një herë e mirë fisin Hashim prej tij. Pas vetes, ky njeri do na vërë në krye një arrogant nga fisi Udei. Prandaj të shkojmë te Ali ibn Ebi Talibi e t’i themi të dalë nga shtëpia e të rrëmbejë armët për të marrë të drejtat e tij”. Kështu, e mori Abbasin me vete dhe shkuan të dy tek Aliu. Ebu Sufiani i tha: “Ma jep dorën të të betohem për besnikëri; e nëse ndonjë ngrihet kundër teje, unë do t’i mbush rrugët e Medi nës me kalorës dhe këmbësorë”.

 

 Ky ishte një moment tepër delikat për Imam Aliun. Ai e njihte veten si prijës e pasardhës të vetëm të Profetit, ndërkohë që një njeri i fuqishëm, si Ebu Sufiani, ishte i gatshëm ta përkrahte me gjithë forcat e fisit e të partisë së tij. Mjaftonte një sinjal që lufta të ndizej. Po largpamësia dhe gjykimi i thellë i Imam Aliut ua kursyen muslimanëve gjak derdhjen civile. Mendja e tij depërtuese e kuptoi që, duke ndezur gjakrat e partizanllëkut të fisit e të fisnikërisë së origjinës, ky njeri synonte në fakt të ndizte luftën që do ta fuste Islamin në krizë të thellë dhe do ta rrënonte që nga themelet. Prandaj Imam Aliu e hodhi poshtë këshillën e tij dhe e paralajmëroi rreptësisht, duke parashtruar pikëpamjet e tij. Në këtë mënyrë, ai i ndaloi njerëzit të hidheshin në rebelim dhe nuk u dha krahë sfidave të panevojshme. Imam Aliu e dinte situatën, në të cilën ndodhej. Atij i mbeteshin vetëm dy rrugë: Ose të rrokte armët, ose të rrinte me durim në shtëpi. Në qoftë se ai do të ngrihej në luftë, nuk do mund të siguronte një përkrahje të atillë, që t’i mjaftonte për të shtypur rebelimet që priteshin të shpërthenin më pas. E vetmja rrugë që mbetej ishte të priste qetësisht rastin, kur kushtet të bëheshin më të favorshme.

 

 Gjakftohtësia e Imam Aliut në këto momente dëshmonte largpamje dhe nuhatje të hollë politike. Në qoftë se Medina do ishte bërë vatra e shpërthimit të luftës në këto rrethana, flakët e zjarrit të saj do përhapeshin në të gjithë Arabinë. Mosmarrëveshjet dhe grindjet që kishin nisur me kohë midis muhaxhirëve dhe ensarëve, do ashpërsoheshin në kulm. Në këtë mënyrë do t’u hapej fushë e plotë veprimi makinacioneve të fshehta të politikanëve hipokritë dhe anija e Islamit do të kapej në grackën e një vorbulle, që do t’ia bënte krejt të pamundur qëndrimin përmbi valë. Imam Aliu vuante shumë padrejtësira e fatkeqësi, por s’i ngriti duart për të goditur. Historia dëshmon se gjatë jetës së tij në Mekë, Profeti vuajti lloj-lloj mundimesh, por ishte ende i papërga-titur për ndeshje e luftë, pran daj s’e braktisi durimin dhe gjakftohtësinë. Ai e dinte se, po të shpërthente luftë në këtë periudhë, Islamit do t’i priteshin rrugët e rritjes dhe nuk do mund të vileshin dot frytet e tij. Vetëm pasi mblodhi përkrahës e ndihmës sa duheshin për t’i dhënë dërmën valës së herezisë dhe për të frenuar çrregullimet, ai u ngrit e i doli armikut ballë për ballë. Jeta e Profetit ishte një pishtar i vërtetë udhërrëfyes për Imam Aliun, prandaj ai u përmbajt në të njëjtën mënyrë nga të vepruarit me forcën e shpatës, duke e patur të qartë plotësisht, se ngritja kundër armikut, pa pasur ndihmë dhe përkrahje të gjerë, do të ishte bërë burim revolte e disfate, në vend që të shpinte në fitore dhe sukses. Kjo është arsyeja pse, në këtë rast, e krahason dëshirën për kalifatin me ujin e turbullt apo me kafshatën që të mbetet në fyt. Dhe ndodhi vërtet, që njerëzit që e rrëmbyen këtë kafshatë dhe që deshën ta gëlltisnin me pahir, duke e rrasur me forcë në fytin e tyre të pangopur, u mbytën prej saj. Kështu, ata s’mundën ta kapërdinin, por as ta villnin dot më. Kjo do të thotë se ata as ia dilnin dot661, siç duket qartë nga gabimet e rënda, që bënë në lidhje me ligjet Islame, dhe as ishin në gjendje të zgjidhnin nga qafa gurin që i kishin lidhur vetes.

 

 Këto argumente Imam Aliu i ka shprehur edhe në raste të tjera, për shembull: “Po të isha përpjekur ta këpusja frytin e paarrirë të Kalifatit, do të ishte shkretuar krejt kopshti dhe, edhe unë, nuk do të kisha arritur gjë prej gjëje; njësoj si ata njerëzit që mbjellin në tokën e të tjerëve, por që s’munden as t’i ruajnë të mbjellurat, as t’i ujitin në kohën e duhur, dhe as të vjelin prodhimet e tyre. Pozicioni i këtyre njerëzve është i tillë që, po t’u kërkoja ta lironin662 që ta mbillte e mbronte vetë pronari, do më fajësonin si lakmitar, e po të ruaja qetësinë, do më thoshnin se i frikësohem vdekjes. Por do duhej të më tregonin më parë se në ç‘rast jam ndier i frikësuar apo kur jam tërhequr nga fusha e betejës për të ruajtur jetën time, në një kohë që të gjitha përleshjet, të vogla a të mëdha qofshin, janë provë e kurajës sime dhe dëshmi e trimërisë dhe e guximit tim. Ai që i ka lodër shpatat dhe sulmon edhe vet të pa mundurën, s’i trembet vdekjes. Unë jam aq i afërt me vdekjen, sa as foshnja nuk është me gjirin e së ëmës. Dëgjoni! Arsyeja pse hesht, është dija që ka futur Profeti në gjoksin tim. Po t’ju tregoja ç’di unë, do ta humbnit e hutoheshit fare. Do kalojnë ca ditë e ju do ta kuptoni arsyen e mosveprimit tim; do ta shihni me sytë tuaj, se ç‘lloj njerëzish do shfaqen nën emrin e Islamit në këtë skenë dhe çfarë shkatërrimi do sjellin këta njerëz. Që hesht, do të thotë se kështu duhet bërë, përndryshe do ishte një heshtje e papërligjur”. Në vargjet e një vjershe persiane thuhet:

 

 Heshtja është gjuha që na dha i Madhi Zot për të shprehur gjëra që gjuha s’i thotë dot.

 

 

 

(Lidhur me vdekjen, Imam Aliu thotë se ajo është për të aq e dashur, sa as foshnja në prehër të së ëmës nuk do hidhej me aq lakmi drejt gjirit të saj, ku gjen ushqim. Lidhja e foshnjës me gjoksin e së ëmës është pasojë e një impulsi natyror, ndërkohë që dihet se forca nxitëse e instikteve ndryshon me kalimin e kohës. Kur mbaron periudha e kufizuar e fosh njërisë dhe karakteri i fëmijës ndryshon, atij s’i pëlqen as ta shikojë me sy atë që dikur ishte për të aq e dashur, madje kthen kokën me neveri sapo e sheh.

 

Kurse padurimi i profetëve dhe i shenjtorëve për t’i vajtur Zotit pranë buron nga vetë mendja dhe shpirti i tyre; dhe di het që këto lloj ndjenjash s’ndryshojnë, as vyshken e as mpaken me kalimin e kohës. Vdekja është për ta mjeti e hapi i parë drejt këtij pikësynimi, prandaj dhe dashuria e tyre për të rritet në përmasa të atilla, sa për ta ajo nuk është më e vrazhdë, po thjesht një ngjarje e dëshiruar, hidhësia e së cilës u kujton nektarin e ëmbël të Parajsës. Etja që ata kanë për vdekjen është e njëjtë me atë të të etuarit për burimin ujë-ftohtë, apo me mallin e udhëtarit që ka humbur rrugën për vatrën e familjes së tij.

 

Kur u plagos nga sulmi fatal i Ibn Mulxhemit, Imam Aliu tha: “Isha veç një endacak që arrin tek ishte nisur, një kërkues që ka gjetur vatrën e vet; çdo gjë që është me Zotin, është mirë për njeriun e devotshëm”. Edhe Profeti ka thënë që për besimtarin nuk ka kënaqësi tjetër përmbi atë të bashkimit me Zotin.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top