Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 39

 

 

Duke qortuar ata që i shmangen betejës

 

Kam të bëj me njerëz që s’binden kur i urdhëroj dhe s’përgjigjen kur i ftoj. Mallkimi rëntë mbi ju. Ç‘prisni më që s’ngriheni për çështjen e Zotit?

A nuk ju bashkon më besimi?

Nuk paskeni më turp që t’ju zgjojë nga përgjum ja? Vij te ju, ju bëj thirrje e kërkoj ndihmë, por ju s’ia vini veshin fjalës sime e as u bindeni urdhrave të mia, derisa ngjarjet ju hedhin për koke pasojat e tyre të këqija. Me ju gjaku s’merret dot e përmes jush s’arrihet dot qël limi. Ju bëra thirrje për t’u ndihmuar vëllezërve tuaj, por ju zhurmuat si ato devetë kur u dhemb barku e u zvargët fare si deve kurrizvrara. Pastaj prej jush doli një turmë e lëkundur dhe e dobët dhe erdhi te unë e dukej “sikur i çonin drejt vdekjes e ata vetëm sa çapëlenin sytë.” (Kur’ani, 8:6).

 Sejjid Raziu thotë: Fjala e Prijësit të Besimtarëve ‘Mutazaeb’ ka kuptimin ‘Muz tareb’; për shembull, ‘Tazaabat-ir-Rihu’, do të thotë ‘erërat fryjnë pa një drejtim të caktuar’. Në mënyrë të ngjashme, ujku quhet ‘Dheb’ për shkak të lëvizjes së tij të hal lakatur.

 

_________

 

 (Mu’avia nisi një repart prej dy mijë ushtarësh nën komandën e Nu’man ibn Beshirit për të sulmuar Ainut Temarin, një bazë mbrojtëse e Imam Aliut pranë Kufas, nën komandën e Malik bin Ka’b Arhabit. Ky kishte në dipozicion rreth një mijë luftëtarë, por atë kohë iu ndodhën vetëm njëqind. Kur mësoi se po i afrohej forca armike, Ma liku i shkruajti Imam Aliut. Imam Aliu e mori mesazhin dhe u kërkoi njerëzve të tij që t’i shkonin në ndihmë, por vetëm treqind prej tyre u treguan të gatshëm. Imam Aliu u mërzit shumë nga kjo dhe mbajti një ligjëratë për t’i qortuar. Pas kësaj u kthye në shtëpi e aty i erdhi Adi bin Hatimi e i tha:

 

“O Prijës i Besimtarëve, kam me vete një mijë veta nga fisi Taj. Po të urdhëroni, unë i nis”. Por Imam Aliu ia ktheu: “Nuk është mirë që armikut t’i dalin përballë vetëm pjesëtarë të një fisi. Përgatite këtë forcë në luginën e Nakiles”.

 

Pastaj shkoi vetë e u bëri njerëzve thirrje për xhihad. Në këtë mënyrë, përveç f isit Taj u mblodhën edhe një mijë luftëtarë të tjerë. Trupat ishin akoma në përgatitje e sipër për t’u nisur, kur Malik bin Ka’bi dërgoi lajm që s’kishte më nevojë për ndihmë, se e kishte sprapsur vetë armikun. Në fakt, për t’i dalë përpara çdo vonese të mundshme të ndihmës nga Kufa, Maliku kishte nisur në të njëjtën kohë Abdullah bin Xhuzen te Kerza bin Kabi dhe Mekhnaf bin Selimi, duke u kërkuar që ta ndihmonin sa më parë.

 

Abdullahu shkoi tek të dy, por Kerza nuk i dha përkrahje, kurse Mekhnaf bin Selimi bëri gati dhe nisi pesëdhjetë veta nën kom andën e Abdurrahman bin Mekhnafit, që i arriti të rrethuarit akoma me ditë.

 

Deri atë kohë të dy mijë armiqtë nuk kishin mundur t’i mposhtnin të njëqindët e Malikut. Kur Nu’mani pa pesëdhjetë luftëtarët e bin Mekhnafit, i kujtoi si pararojën e forcave të tjera, prandaj u tërhoq me nxitim. Maliku e sulmoi në shpinë në tërheqje e sipër dhe vrau edhe tre armiq të tjerë.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top