Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 28

 

Për natyrën kalimtare të kësaj bote dhe rëndësinë e botës tjetër

 

S’ka dyshim që kjo botë na ka kthyer shpinën e na ka shpallur ndarjen, ndërkohë që tjetra na vjen përballë e na njofton afrimin. Sot është dita e për gatitjes për garën e nesërme. Për në Parajsë nxitohet, po në Skëterrë gjykohet. A ka njeri të mos pendohet për gabimet para se të vdesë? Apo të mos kryejë vepra të virtytshme përpara Ditës së Gjykimit?

 

  • Hapni sytë! Sepse jetoni ditët e shpresës, po përtej tyre përgjon vdekja. Kush i mbush me veprim ditët e shpresës dhe nuk pret t’i vijë vdekja pranë,do ketë dobi nga vepra e tij dhe vdekja s’do mund ta dëmtojë. E kush s’e përfill veprimin ndërkohë që ka shpresë, do ketë humbje e vdekja do t’i sjellë dëm të madh.
  • Hapni sytë e veproni, pavarësisht në përjetoni kohë shprese e optimizmi apo çaste ankthi e frike!
  • Hapni sytë! Unë s’kam parë lakmonjës të Parajsës, që të jetë i ngeshëm, e as ndonjë të trembur nga Ferri, që të jetë i shkujdesur.
  • Hapni sytë! Ai, të cilit e drejta s’i sjell dobi, do duhet që të pësojë dëmin e së padrejtës, e atij, të cilit udhërrëfimi s’i jep qëndrueshmëri, do t’i duhet t’i futet rrugës së çoroditjes, që do ta çojë drejt e në rrënim. Hapni sytë!
  • Jeni urdhëruar prerazi të ecni dhe ju është treguar ç’ju duhet për udhë. Gjëja më e frikshme e që më tremb më shumë për fatin tuaj, është dhënia pas dëshirës e teprimi me iluzionet. Merrjani kësaj bote shpëti min e të nesërmes.

 

Sejjid Raziu thotë: Në qoftë se mund të ketë ligjëratë, që ta bën të dashur heqjen dorë prej kësaj bote e që të shtyn të punosh për botën tjetër, është kjo, pikër isht. Ajo është e mjaftë për të shqitur nga thonjtë e shpresave tokësore e për të nde zur shkëndijën e qortimit e të predikimit. Në këtë ligjëratë hasen shprehje të jashtëzakonshme, si, ‘Sot është dita e përgatitjes për garën e nesërme.

 

Për në Para jsë nxitohet, por në Skëterrë gjykohet’. Përveç fisnikërisë së fjalëve, madhështisë së kuptimit e faktit të vërtetë e të bazuar, në të ka sekrete të mrekullueshme dhe nënkuptime të thella. Këtu kemi parasysh thënien e tij, që vendi drejt të cilit duhet nxituar është Parajsa, ndërsa Ferri është vendi i dënimit.

 

Këtu përdoren dy fjalë të ndryshme për të përçuar dy kuptime të ndryshme. Për Parajsën është përdorur shprehja, ‘vendi, drejt të cilit duhet nxituar’, gjë që nuk bëhet kur flitet për Skëter rën. Sepse shkohet drejt një vendi të pëlqyeshëm e të dëshiruar, e kjo mund të jetë e vërtetë vetëm për Parajsën. Skëterra nuk është joshëse, që të pëlqehet e të nxitë dëshirën për të shpejtuar drejt saj. Neve na duhet mbrojtja e Zotit prej saj.

 

Meqenëse për Skëterrën s’është me vend të thuhet ‘duhet ecur drejt saj’, Imam Aliu përdor për të shprehjen ‘vendi i gjykimit’, e cila nënkupton pikën ku përfundon gjithëçka e ku arrihet, pavarësisht nëse kjo sjell pikëllim dhe dëshpërim apo lumturim dhe gëzim. Kjo fjalë mund t’i përcjellë të dyja rastet, po këtu duhet marrë në kuptimin ‘Masir’ ose ‘Maa’l’, që është ‘vendqëndrimi i fundit’. Vargu përkatës Kur’anor është: Thuaj:

 

Gëzojini750 edhe ca, sepse stacioni juaj i fundit është Skëterra751. Nëse këtu do thuhej ‘Sabkatekum’, që do të thotë ‘vendi drejt të cilit duhet ecur’, në vend të ‘Masirekum’, që është ‘vendqëndrimi i fundit’, kjo do ishte e papërshtatshme.

 

Mendoni e vriteni mendjen për të e vini re mrekullinë e nëntekstit të saj të brendshëm e thellësinë e bukurisë së saj.

 

Fjalimi i Prijësit të Besimtarëve fokusohet kryesisht në këto linja. Në disa versione fjala ‘Sabaka’ haset si ‘Subka’, që do të thotë ‘çmimi i caktuar për fituesin e një gare’. Në fakt të dyja këto kuptime janë afër njëri-tjetrit, se çmimi jepet për vepra të mira e të këshillueshme, e jo për veprime të padëshirueshme.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top