Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 27

 

 Duke i nxitur njerëzit për xhihad

 

Kështu pra, Xhihadi është një nga dyert e Parajsës, që Zoti e mban hapur për të dashurit e Tij më të afërm. Ai është prova e përkushtimit, parz morja e pathyeshme e Zotit e mburoja e Tij e besuar. Atë që braktis xhihadin, Zoti e mbërthen në veshjen e turpit e në prangat e mjerimit. Atë e shtyjnë me këmbë me përbuzje e neveri dhe zemrën e tij e verbon perdja e mospërfilljes. Ai që i vidhet xhihadit braktis të vërtetën e do duhet të vuajë çnderimin e mohimin e drejtësisë. Hapni sytë! Unë ju thirra t’i luftonit ata njerëz ditë e natë dhe hapur e fshehur dhe ju nxita t’i sulmonit përpara se t’ju sulmonin; se, për Atë Zot, kush pret që t’i vijë lufta tek pragu i derës, u ka hapur dyer e dritare mjerimit dhe disfatës; po ju ua latë të tjerëve e hoqët dorë prej saj, deri sa shkatërrimi ra mbi ju e qytetet tuaja u pushtuan.

 

Kalorësit e fisit GhamidI erdhën në An bar, vranë Hasan bin Hasan el-Bakrin e i përzunë nga ky garnizon kalorësit tuaj. Më thonë se kanë shkuar tek gratë muslimane dhe të tjerat që janë nën mbrojtje të Islamit, e u kanë hequr stolitë nga duart, këmbët, qafët e veshët dhe asnjë prej tyre nuk ka mundur t’i shpëtojë kësaj gjëme, veçse klithnin ajetin, ‘jemi të Zotit e te Zoti do rikthehemi’743. Pastaj u kthyen mbrapsht ngarkuar me pasuri, pa asnjë të vrarë a të plagosur. Po t’i çahej zemra ndonjë muslimani nga helmi i ngjarjeve të tilla, nuk do t’i vija faj, sepse do ishte i shfajësuar përpara meje.

 

Sa çudi! Zemra ime pikon gjak, për Allah, tek shikon përkushtimin e këtyre njerëzve në të padrejtën e tyre dhe dezertimin tuaj nga e drejta juaj. Mallkim e mjerim rënçin mbi ju! Jeni bërë si ato shenjat, ku fluturojnë shig jetat. Po ju vrasin, e ju nuk vrisni. Ju sulmojnë, e ju nuk kundërsulmoni. Nuk ka më bindje ndaj Zotit, po juve s’ju bën aspak përshtypje. Ju them në behar t’u hidhemi, e ju më thoni se bën tepër nxehtë, të presim sa të iki vapa.

 

Ju urdhëroj në dimër të marshojmë, e ju më thoni se është i ftohtë i hidhur, prandaj le të presim sa të ngrohet pak. Por vapa e ftoma janë vetëm sebepe, e kush thotë se s’mund t’i durojë, kërkon t’i bëjë luftës bisht.

 

O ju, që dukeni burra e njerëz, por që s’jeni as burra, as njerëz: Urtësia juaj është sa e një fëmije dhe mendja juaj sa e një gruaje që nuk ka parë kurrë tej perdeve të çadrës. Do doja të mos ju kisha parë, as t’ju kisha njohur. Për Atë Zot, njohja me ju më ka sjellur turp dhe më ka bërë të pendohem. Zoti ju vraftë!

 

Ma mbushët zemrën me qelb e ma enjtët gjoksin me tërbim e më dhatë të kapërdij kafshata të helmatisura njërën pas tjetrës. I flakët poshtë këshillat e mia, më latë të vetëm e s’m’u bindët, aq sa Kurejshët filluan të thonë se Ali bin Ebi Talibi është trim, po nuk njeh taktikë744. Zoti pastë mëshirë për ta! A ka ndonjë prej tyre më krenar në luftë e që të jetë mplakur si unë në të? Jam futur në flakët e saj ende pa i mbushur të njëzetat, e ja tek jam, tek kapërcej të gjashtëdhjetat. Por ai që s’njeh bindje, nuk mund të ketë as vetëdije.

 

________

 

 (Pas Siffinit Mu’avia shpërtheu terror e masakra në të katër anët, duke bërë diver sione në qytetet e zonat e kontrolluara nga Imam Aliu. Për këtë ai nisi Sufian bin Auf Ghamidiun në krye të një detashmenti me gjashtëmijë veta për të sulmuar Haitin, Anbarin e Madain. Në fillim ushtria e tyre arriti në Madain, por e gjeti shkretë, pastaj marshoi për në Anbar. Këtu Imam Aliu kishte vendosur si postroje një trupë prej pesëqind ushtarësh, por ajo nuk mundi ta përballonte ushtrinë e egër të Mu’avies. Vetëm njëqind veta qën druan në vendet e tyre e luftuan trimërisht e me të gjitha mjetet, pastaj forca armike u riorganizua dhe bëri një sulm aq të furishëm, sa nuk rezistuan dot më. Në këtë betejë u vranë tridhjetë luftëtarë së bashku me komandantin e tyre, Hasan bin Hasan el-Bakriun.

 

Pastaj armiku e plaçkiti qytetin pa asnjë rezistencë dhe e shkatërroi që nga themelet. Kur e mori vesh lajmin e këtij sulmi, Imam Aliu u ngjit në minber e shpalli xhihad, duke i bërë thirrje popullit të mobilizohej për sprapsjen e armikut. Por nuk iu përgjigj asnjë zë. Atëhere zbriti nga minberi tepër i pikëlluar e me pështirosje të pafund dhe u nis vetë më këmbë drejt armikut. Kur e pa populli, në të u rizgjuan ndjenjat e vetërespektit e të turpit dhe njerëzit iu vunë prapa. Imam Aliu bëri një ndalesë në Nakile.

 

Aty populli e rrethosi e nguli këmbë që të kthehej mbrapsht, sepse mjaft ishin ata për armikun; më në fund lutjet e tyre u bënë të papërmbajtura e ai pranoi të kthehej, kurse marshimin e vazhdoi Sa’id bin Kejsi me një forcë prej tetë mijë vetash. Po Sufian bin Aufi kishte ikur dhe Sa’idi u kthye mrapsht pa u ndeshur me të.

 

Sipas versionit të Ibn Ebi’l-Hadidit, kur Sa’idi u rikthye në Kufa, Imam Aliu shkoi dhe u ul në Bab-es-Sadah. Aty shkruajti këtë ligjëratë thellësisht i helmuar dhe ia dha skllavit Sa’d që t’ia lexonte popullit, se vet ai nuk ndihej mirë. Kurse Mubarradi përcjell përmes Ibn Aishahut versionin, sipas të cilit Imam Aliu e ka mbajtur këtë ligjëratë në një vend të lartë, në Nakile (el-Kamil, Vol. 1, f. 104-107). Ibn Mejthemi quan më të pranueshëm këtë version të dytë. )

 

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top