Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 25

 

 Imam Aliu kishte marrë herë pas here informacione për zaptimin e qyteteveI të tij nga njerëzit e Mu’avies. Kur i erdhën qeveritarët e Jemenit, Ubejdul lah ibn Abbasi dhe Sa’id bin Numrani, që Busr bin Ebu Artati i shpartalloi dhe i detyroi t’ua mbathnin këmbëve, Imam Aliu u dëshpërua shumë nga nervozizmi dhe dobësia e njerëzve të tij në xhihad, si dhe nga ndryshimi i qëndrimeve të tyre nga të tijat Atëhere u ngjit në minber dhe tha:

 

Vetëm Kufa është, që akoma mund ta mbaj dhe shtoj. O Kufa! Në qoftë kjo vërtet gjendja jote, që prej teje të ngrihen e fryjnë erëra të forta, Zoti të rrënoftë që nga themelet. Pastaj citoi vargjet e një poeti: Burr’ i mir’ yt’ at, o Amr: Më dha pak yndyrë, ca ish në fundin e poçes, e ca nga faqet fshirë. Dhe vazhdoi: Marr vesh se Busri ka zaptuar Jemenin.

 

Për Allah, këta njerëz do ta gëlltitin shpejt të tërë vendin përmes të padrejtës së tyre, heqjes dorë nga e drejta juaj dhe largimit e mosbindjes ndaj Imamit tuaj në çështjet e së drejtës, e përmes bindjes së atyre ndaj atij që i drejton në çështjet e së padrejtës, për ligjies së besimit të tij, ndërkohë që ju e tradhtuat besimin tim, dhe punës së tyre të mirë, ndërkohë që ju punuat keq. As dhe një poçe druri s’ju lë dot në ngarkim, se druaj se do t’ia vidhnit vegjën!

 

O Zoti im, ata më neveritin mua, por edhe mua më vjen pështirë prej tyre; ata janë lodhur me mua, por edhe unë jam lodhur prej tyre.

 

Ndryshoi ata me më të mirë për mua, dhe më ndrysho mua me një më të keq për ta. O Zoti im, treti zemrat e tyre si kripën në ujë. Për Atë Zot, do doja të kisha vetëm një mijë kalorës nga fisi Firas bin Ghanam, siç thotë edhe poeti:

 

Çoju kalorësve lajm, dhe ke për t’i parë,

si do të vinë fluturimthi, s

i retë në behar.

 

Pas kësaj Imam Aliu zbriti nga minberi

 

Sejjid Raziu thotë që fjala ‘armiah’ në këtë vjershë është shumësi i ’rami’, që do të thotë ‘ré’, kurse ‘hamim’ do të thotë ‘verë’, në këtë rast. Poeti përqas me renë e beharit, sepse ajo lëviz shpejt, ngaqë e ka zbrazur ujin, ndërsa reja e ngarkuar me shi lëviz më ngadalë. Ré të tilla shfaqen më shpesh gjatë dimrit. Me këto vargje poeti do të tregojë zellin e kalorësve që vijnë me shpejtësi, sapo u bëhet thirrje e u kërkohet ndihmë. Kjo pasqyrohet në fjalët ‘tek vijnë fluturimthi po t’u çoni lajm’.

 

____________

 

 (Pas arbitrimit, pozicioni i Mu’avies u stabilizua dhe ai filloi të mendonte për të zgjeruar zotërimet e tij duke pushtuar qytetet e Imam Aliut. Për këtë qëllim dërgoi ushtri në zona të ndryshme për t’i detyruar me forcë banorët e tyre që të pranonin sundimin e tij. Në këtë kuadër, nisi në Hixhaz Busr bin Artatin që derdhi gjakun e mijëra njerëzve të pafajshëm që nga Hixhazi deri në Jemen, dogji të gjallë në zjarr shumë fise njërin pas tjetrit dhe vrau deri edhe fëmijët, siç ishte rasti i djemve të vegjël të Ybejdullah bin Abba sit, governatorit të Jemenit, të cilët u vranë përpara syve të së ëmës, Hurie binte Khalidit.

 

Kur mësoi lajmin për barbaritë e gjakderdhjen e shkaktuar nga Busri, Imam Aliu vendosi të dërgonte një ushtri për shkatërrimin e tij; por populli ndihej i rraskapitur nga  luftërat e paprera e dëshmoi mungesë zelli, në vend që të shfaqte entuziazëm. Imam Aliu e kuptoi që njerëzit donin t’i bënin bisht luftës dhe mbajti këtë ligjëratë, duke përshkruar përpara tyre mizoritë e armikut e burracakërinë e tyre, duke i nxitur për xhihad dhe duke lartësuar gjendjen e tyre shpirtërore dhe respektin e tyre për vetveten. Më në fund, thirrjes së tij iu përgjigj Xharia bin Kudeme, që mblodhi një ushtri prej dy mijë vetash e u vu në ndjekje të Busrit, derisa e dëboi nga territoret e Imam Aliut.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top