Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 234

 

Zi’lib el-Jemami ka treguar nga Ahmed bin Kutejbe, dhe ky nga Abdullah bin Jezidi, dhe ky nga Malik bin Dehia, se ky i fundit kishte qenë një herë në një takim me Imam Aliun, ku ishte diskutuar për dallimet midis njerëzve në tipare e sjellje. Imam Aliu kishte thënë:

 

Këto dallime e ngjashmëri vijnë nga vet origjinaI e baltës, me të cilën ata janë mbrujtur. Kështu, ata mund ta kenë prejardhjen nga toka  të kripura ose të ëmbla dhe nga të ashpra apo të buta. Të kësaj kategorie janë edhe ndryshimet në natyrën e lindur të njeriut dhe në ndërtimin e tyre fizik e shpirtëror. Ata i ngjasin njeri-tjetrit në bazë të afërisë së tokave të tyre dhe ndryshojnë prej njëri-tjetrit në pajtim me largimet midis tyre. Shpesh tiparet dhe karakteristikat fizike nuk u përgjigjen aftësive men dore, prandaj takohen njerëz me tipare të këndshme, që kanë logjikë të brishtë dhe të flashkët, njerëz shtatlartë e të fuqishëm me guxim të pakët e pa qëllime në jetë, persona të virtytshëm e të devotshëm, po të shëm tuar në pamje, njerëz shtatshkurtër, por largpamës dhe të zgjuar, njerëz me zemër të mirë, por që e kanë një huq të keq, njerëz mendjeprishur që ngatërrohen e hutohen në problemet e jetës, dhe njerëz me gjuhën shpatë e zemrën përherë zgjuar e në vigjëlim.

 

__________

 

 (Imam Aliu ua vesh ndryshimet e njerëzve në tipare e karaktere ndryshimeve të baltrave, nga të cilat ata janë krijuar e në pajtim me të cilat janë formuar tiparet e tyre e kanë marrë trajtë skeletet dhe karakteret të tyre. Si pasojë, prirjet e tyre mendore e imagji native do të jenë të ngjashme në shkallën sa janë afër origjinat e baltrave të tyre, e do të ndryshojnë në masën që këto origjina largohen nga njëra-tjetra. Me origjinë të diçkaje kuptohen gjërat, nga të cilat varet ardhja e saj në ekzistencë, ndërkaq kuptohet që ato nuk janë vetë shkaku i kësaj ekzistence.

 

Fjala ‘Tean’ është shumësi i ‘Tinat’, që do të thotë ‘origjinë ose bazë’. Këtu ‘Tinat’ do të thotë, ‘fara që del në trajta njerëzore pasi ka kaluar etapa të ndryshme të zhvillimit’. Origjina e kësaj fare ka parasysh përbërësit, nga të cilët ajo është krijuar e të cilët ndihmojnë në formimin e saj. Si rezultat, toka e kripur, e ëmbël, e butë apo e fortë mbajnë parasysh pikërisht këta përbërës elementarë. Dhe, meqë këta përbërës elementarë mbartin veti të ndryshme, farat që bëhen prej tyre do të kenë, edhe ato, karakteristika dhe veti të ndryshme, të cilat, në fund të fundit, do manifestohen me ndryshime në tiparet dhe sjelljet e atyre që lindin prej tyre. Ibn Ebi’l-Hadidi ka shkruar që ‘origjinat e Tinatit’ nënkuptojnë faktorët konser vativë, të cilët, sipas Platonit e filozofëve të tjerë, mbartin në vetvete vetitë më specifike. Arsyeja, pse quhen ‘Origjina të Tinatit’, është se ato i shërbejnë trupit të njeriut si mbro jtje që nuk i lejon elementet përbërëse të tij që të shpërbëhen. Ashtu si varet ekzistenca e diçkaje nga bazat e saj, edhe trupi i përbërë nga elemente e mbështet ekzistencën e tij në disa faktorë konservativë. Për sa kohë ekziston faktori konservativ, trupi është i ruajtur nga ndërprerja dhe shpërbërja dhe vet elementet janë të mbrojtura nga difuzioni dhe shpërndarja. Po kur ky faktor braktis trupin, elementet shpërndahen.

 

Sipas këtij shpjegimi, duket sikur fjalët e Imam Aliut synojnë të thonë që Zoti ka krijuar faktorë të ndryshëm burimorë, midis të cilëve disa janë me vese e disa të tjerë me  virtyte, disa janë të dobët dhe disa të fortë, e që, për pasojë, çdo njeri do të veprojë në pajtim me faktin se si janë faktorët e tij burimorë. Kur ka ngjashmëri në prirjet e dy personave, kjo është sepse faktorët e tyre burimorë janë të ngjashëm, e nëse tendencat e tyre ndryshojnë, kjo është sepse ata faktorë janë të pangjashëm.

 

Po ky interpretim nuk është i saktë, se fjalët e Imam Aliut lidhen jo vetëm me ndry shimin në sjellje dhe karakter, por edhe në tipare e në formë, ndërkohë që dallimet në tipare e në formë nuk mund të jenë rezultat i dallimeve të faktorëve burimorë. Sido që të jetë, nëse shkak i ndryshimeve në tipare e sjellje janë vërtet faktorët burimorë, apo të tillë janë vetëm përbërësit elementarë, këto fjalë duket sikur shpien në mohimin e vullnetit dhe provojnë imponimin1687 e veprimeve njerëzore.

 

Në qoftë se aftë sia e njeriut për të menduar dhe vepruar varet nga ‘Tinati’, ai do të detyrohej të sillej në një mënyrë të caktuar, gjë që do të thotë se as do meritonte lëvdata për punët e mira, e as do duhej bërë fajtor për zakonet e tij të këqija. Por kjo hipotezë është e pasaktë, sepse është pranuar një herë e mirë që Zoti di gjithçka, që lidhet me krijimin, pasi ai vjen në ekzistencë ashtu si e dinte edhe para se të vinte në ekzistencë. Ai e dinte, pra, qysh në krye, çfarë do të bënte e çfarë nuk do të bënte një njeri i caktuar me vullnetin e tij të lirë, prandaj edhe i dha aftësi për të vepruar në pajtim me vullnetin e tij të lirë, duke krijuar për çdonjërin një ‘Tinat’ të përshtatshëm, që nuk është, megjithatë, shkak i veprimeve të tij në atë masë sa të jetë ai që vendos për lirinë e vullnetit. Kuptimi i krijimit nga një ‘Tinat’ i përshtatshëm është që Zoti nuk qëndron domosdoshmërisht në rrugën e njeriut, po i lejon atij të ecë në një rrugë të zgjedhur me vullnetin e tij të lirë.)

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top