Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 230

 

Këshilla për frikën e Zotit dhe një përshkrim i atyre që mbajnë vdekjen para sysh e janë të përkorët në jetë

 

Vërtet, frika e Zotit është çelës për dyert e udhëzimit, zahiré e botës tjetër, liri nga çdolloj skllavërie e çlirim nga të gjitha llojet e mjerimit. Me ndi-hmën e saj, kërkuesi arrin sukses dhe ai që do siguri, shpëton e gjen mbrojtje. Bëni punë të mira sa mundeni të bëni punë, kërkojeni dobinë me anën e pendesës, faluni që të dëgjoheni e të fitoni paqen e shpirtit, dhe mos ua ndani sytë penave që s’prehen kurrë. Nxitoni drejt veprave të virtyt shme përpara se t’ju mposhtë rrokullima e viteve, lëngata e sëmundjeve dhe kërcënimet e vdekjes. Sepse vdekja do t’u japë fund shpejt apo vonë gëzimeve tuaja, do t’jua prishë kënaqësitë dhe mjediset tuaja të këndshme dhe do t’i shkatërrojë synimet e planet tuaja.

 

Ajo vjen vjedhurazi, si vizitore e paftuar, kundërshtare e pathyeshme e vrasëse gjakftohtë. Litarët e saj e kanë hedhur tashmë lakun në qafën tuaj, të këqijat e saj ju kanë rrethosur, shigjetat e saj janë lëshuar drejt jush, epërsia e saj mbi ju s’përmbyset dot, presioni i saj ndaj jush është i vazhdueshëm dhe shansi që ju t’i shpëtoni puthjes së saj nuk ekziston.

 

Shpejt do t’ju gëlltitë muzgu i hijeve të saj, vrazhdësia e sëmundjes së saj, terri i mjerimit të saj, përçarti i dhembjeve të saj, helmi i humbjes prej saj, enigma e gjirit të saj e pëgërja nga puthja e saj. Ju s’e prisnit, andaj do t’ju duket sikur ia behu fare befas, duke fashitur pëshpëritjet që ju thuheshin, duke prishur grupimet e miqësitë tuaja, duke shkatërruar veprat tuaja, duke shkretuar shtëpitë tuaja dhe duke i ngritur pasardhësit tuaj në alarm për të shpërndarë pronën tuaj midis njerëzve të farefisit, shumë nga të cilët s’jua kishin dhënë kurrë dorën e përkrahjes, e mes të afërmve tuaj, që janë vr erosur ngaqë nuk mundën t’ju mbronin, apo edhe të gëzuar e që s’e derdhën një pikë lot për vdekjen tuaj.

 

Prandaj është në dorën tuaj të përpiqeni, të luftoni, të bëheni gati e të pajiseni nga vendi i zahireve1681. Mos u mashtroni nga kjo botë, ashtu si u mashtruan ata që ikën përpara jush - ata që mëkoheshin me qumështin e saj, që nxirrnin fitim nga mospërfillja e shtirur e saj, e që jetuan aq gjatë, sa i kthyen në të vjetra gjërat e reja të saj. Banesat e tyre u kthyen në varre dhe pasuritë e tyre në trashëgim. Ata s’e dinë se kush u vjen për vizitë në shtëpitë e tyre të reja, as u bëjnë përshtypje lotët që derdhen për ta e as u përgjigjen dot thirrjeve që u vijnë nga bota ku ishin. Prandaj, hapni sytë e ruhuni nga kjo botë, sepse është tradhtare, mashtruese e gënjeshtare, dhe sepse jep atë që merr mbrapsht dhe vesh me rroba e zbulon dac. Kënaqësitë e saj nuk vazhdojnë, mundimet e saj nuk sosin e dallgët e mjerimit të saj nuk dinë të ndalen e të mehen.

 

Pjesë e po asaj ligjërate për asketët

 

 Ata janë njerëz të kësaj bote, po jo si njerëz të saj, sepse jetojnë në të si të mos ishin pjesë e saj. Ata veprojnë me bindjet që kanë e nxitojnë të bëhen gati për gjërat që druajnë. Ata enden që në të gjallë midis njerëzve të botës tjetër. Ata e shohin rëndësinë që i japin vdekjes së trupit njerëzit e kësaj bote, por për ta ka rëndësi të vërtetë vdekja në të gjallë e zemrave të banorëve të saj.

 

 

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top