Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 22

 

Kur u lajmërua për shkeljen e betimit të besnikërisë

 

Kini mendjen! Shejtani ka hedhur në veprim veglat e tij, ka mbledhur ushtrinë e tij e bën çdo gjë që e keqja të arrijë qëllimet e saj të mbrapshta dhe e mira të kthehet në vendin që ka pasur. Për Allah, ata s’më hedhin faje të qena dhe s’bëjnë drejtësi midis meje e vetes së tyre.

 

Një kritikë e veprimeve të tyre:

 

Ata më kërkojnë një të drejtë që e kanë braktisur vet, dhe një gjak që e kanë derdhurI vet. Po të kisha qenë shok me ta në këtë ngjarje, do kishin pa sur pjesë në të edhe ata. Por ata e bënë pa mua, andaj le t’i vuajnë vetëm pa sojat. Argumenti i tyre më i rëndësishëm kundër meje është, në fakt, kundër vetë atyre. Ata po mëkohen nga një mëmë, gjoksi i së cilës ka shterur tashmë. 

 

 Ata po ringjallin risi që janë vyshkur tashmë. Sa zhgënjyes ky sfidant, që nuk dihet kush është e ç‘gjëje i përgjigjet. Jam i lumtur që u shter në sy të tyre arsyeja e Zotit dhe që Ai di çdo gjë për ta. Kërcënimi për të shpërthyer luftë kundër tyre:

 

Nëse ata refuzojnë, unë do t’u tregoj tehun e shpatës sime, që di mirë e mjafton për të kuruar të shtrembrën e për t’iu bërë krah së Drejtës. Veç më habit një gjë: Më sjellin fjalë të shkoj te ata të ndeshem me heshta dhe të bëhem gati për t’u therur me shpata. Vajtojcat qafshin mbi koka të tyre! Nuk kam patur asnjëherë frikë nga asnjë lloj luftimi, sepse nuk ka ndeshje që të më vërë në rrezik. Zoti më ka dhënë siguri të plotë në besim dhe unë nuk kam dyshuar kurrë në të.

 

________________

 

(Kur u akuzua për vrasjen e Kalifit të Tretë, Imam Aliu mbajti këtë fjalim, me të cilin i hidhte poshtë këto shpifje. Ai thotë lidhur me ata që e fajësonin:

 

Këta kërkues të hakmarrjes s’mund të thonë që vrasësi jam unë dhe që të tjerët janë të pafaj; dhe as mund të falsifikojnë ngjarjet e dëshmuara, për të thënë që nuk kanë gisht në to.

 

Pse, atëhere, më veçojnë si më kryesorin për këtë gjakmarrje? Do duhej që me mua të bashkonin dhe vetveten. Po nëse unë dal i larë nga ky fajësim, ata nuk do mund të lahen kurrsesi. E si mund ta shpëtojnë veten nga ky ndëshkim? E vërteta e kësaj pune qëndron ndryshe.

 

Duke m’a hedhur mua këtë faj, ata përpiqen që unë të sillem me ta në të njëjtën mënyrë, me të cilën janë mësuar tashmë. Po më kot presin nga unë që të ringjall reformat e regjimeve të mëparshme. Sa për luftën, s’kam patur frikë ndonjëherë e as tani nuk kam.

 

Zoti m’a di qëllimin dhe di, gjithashtu, që ata që janë ngritur nën pretekstin e hakmarrjes, janë vetë vrasësit e tij. Historia dëshmon se njerëzit që organizuan trazirat që shpunë në vrasjen e Uth manit dhe penguan edhe varrimin e tij në varrezën e muslimanëve, duke hedhur gurë mbi arkivolin e tij, ishin po ata, që u ngritën për t’i marrë gjakun. Në krye të listës së tyre janë emrat e Talha bin Ubeidullahut, Zubeir bin Ewamit dhe Umm ul-Mu’minin, që u treguan tepër energjikë në të dy rastet.

 

Lidhur me këtë, Ibn Ebi’l-Hadidi shkruan: Ata që shkruan për historinë e vrasjes së Uthmanit, pohojnë se ditën e vrasjes së tij Talhai e kishte mbuluar fytyrën me një vel, që ta fshihte nga sytë e njerëzve; e ashtu i  maskuar, lëshonte shigjeta drejt shtëpisë së Uthmanit. Lidhur me pikëpamjet e Zubeirit për këtë çështje, ai shkruan:

 

Historianët pohojnë se Zubeiri thoshte shpesh: “Vriteni Uthmanin se e ka ndry shuar besimin tuaj”. Njerëzit i thoshin: “Po djali yt, që i rri roje tek dera?” Ai u përgjigjej: “Uthmani duhet vrarë dhe sikur të humbet djali im. Nesër Uthmani duhet të shtrihet kufomë në Sirat”.

 

(Sherh Nehxhul Belaga nga Ebi’l-Hadid, Vol. 9, f. 35-36). Ibn Abd Rabbih shkruan për Umm ul-Mu’minin: Mughire bin Shube erdhi te Aisheja e ajo i tha: “O Ebu Abdullah, unë kisha dashur të ishe me mua Ditën e Xhemelit; të shihje se si shigjetat shponin tendën time, bile njëra më goditi edhe në trup”. Mughire i tha: “Sa do kisha dashur të të kishte vrarë ndonjë prej tyre!” Ajo u hodh: “Zoti të ndjeftë! Pse kështu?” Dhe ai u përgjigj: “Që ta shlyeje disi atë që ke bërë kundër Uthmanit”. (el-Ikd ul-Ferid, Vol. 4, f. 294)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top