Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 210

 

DikushI e pyeti Imam Aliun për traditat e trilluara dhe thëniet kontradiktore të Profetit, që qarkullonin midis njerëzve. Ai u përgjigj: Sigurisht, ndër njerëz qarkullojnë tradita që janë të drejta, por edhe të gabuara, thënie të vërteta, por dhe false, shfuqizuese dhe të shfuqizuara, të përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara dhe të papërcaktuara, të sakta dhe të supozuara. Madje dhe në ditët e Profetit të Shenjtë, atij i visheshin shumë thënie false, aq sa iu desh të thotë në një ligjëratë të tij: “Kushdo që më vesh mua gjëra që nuk janë të miat, e ka zënë qysh tani vendin në Zjarr”. Në fakt, ata që rrëfejnë traditat janë të katër kategoriveII.

 

Grupi i parë: Hipokritët që mashtrojnë

 

I pari është njeriu hipokrit, ai që duket sikur beson dhe merr dukjen e muslimanit; ai nuk ngurron të futet në mëkat e as u shmanget veseve; ai i vesh qëllimisht gjëra false Profetit të Shenjtë. Po ta dinte populli që ai është hipokrit e gënjeshtar, nuk do pranonte asgjë prej tij dhe nuk do t’i miratonte ato që thotë ai. Por këta të pacipë shiten sikur janë bashkëluftëtarë të Profetit dhe thonë se janë takuar me të, se kanë dëgjuar thënie prej tij dhe se kanë marrë dije prej tij. Njerëzit pranojnë çdo gjë që thonë ata, edhe pse Zoti i ka paralajmëruar shumë herë për hipokritët e ua ka numëruar një për njër tiparet e tyre. Ata e vazhduan punën e tyre edhe pas Profetit të Shenjtë, bile u ngritën në pozitë nga prijësit e çoroditur1619 dhe nga ata që joshin njerëzit drejt Ferrit me anë të gënjeshtrave e të shpifjeve. Në këtë mënyrë, këta njerëz erdhën në poste të larta e u bënë zotër të fatit të të tjerëve, gjë që e përdorën për të bërë pasuri përmes tyre. Zakonisht njerëzit janë në krah të sundimtarëve dhe jepen pas botës, me përjashtim të atyre që Zoti i ka marrë nën mbrojtje. Kjo është e para nga të katër kategoritë.

 

Grupi i dytë: Ata që janë të gabuar

 

Pastaj është personi që ka dëgjuar një thënie nga Profeti, po nuk e ka mbajtur mend ashtu si u tha, kështu që përpiqet ta plotësojë me imagjinatën e tij. Ai nuk gënjen qëllimisht, po e transmeton dhe e tregon thënien si e kujton, e vepron sipas saj, duke ngulur këmbë, se e ka dëgjuar nga vetë Profeti i Zotit. Po ta njihnin kujtesën e tij dhe t’i kuptonin ndryshimet e bëra në atë thënie, muslimanët nuk do t’i besonin një njeriu të tillë; por dhe ai vetë do të dorëzohej, po ta kuptonte që është në gabim.

 

Grupi i tretë: Ata që janë të painformuar

 

Njeriu i tretë është ai që e ka dëgjuar Profetin e Shenjtë të urdhëronte lejimin e diçkaje, të cilën ai ua ka ndaluar më vonë njerëzve ta bëjnë, po pa e ditur ky njeri. I tillë është dhe ai që ka dëgjuar ndalimin e diçkaje nga Profeti i Shenjtë, po nuk ka dëgjuar më vonë lejimin e saj prej tij. Si rezultat, ky njeri mban mend traditën e shfuqizuar dhe nuk e njeh traditën shfuqizuese. Po ta dinte që ajo ishte shfuqizuar, do ta kishte hedhur poshtë edhe ai, e nëse muslimanët do ta dinin pasi t’ua thoshte ai, se ishte shfuqizuar, do ta kishin hedhur poshtë edhe ata .

 

Grupi i katërt: Ata që transmetojnë në mënyrë korrekte

 

Njeriu i katërt dhe i fundit është kush s’flet gënjeshtra kundër Zotit, as kundër Profetit të Shenjtë. Ai e urren mashtrimin nga frika e Zotit e respekti për Profetin e Tij, prandaj nuk bën gabime, por e mban në mendje me saktësi atë që ka dëgjuar nga Profeti dhe e tregon ashtu siç e ka dëgjuar, pa i shtuar gjë dhe pa i hequr gjë. Në qoftë se e ka dëgjuar traditën shfuqizuese, e mban mend e vepron sipas saj, e nëse e dëgjon traditën e shfuqizuar, nuk e pranon më. Ai di ta ndajë të veçantën1620 nga e përgjithshmja1621, njeh të përcaktuarën dhe të papërcaktuarën1622 dhe i jep gjithçkaje vendin që i takon. Zakonisht thëniet e Profetit të Shenjtë janë të veçanta ose të përgjithshme. Mund të ketë ndodhur që dikush t’i ketë dëgjuar, pa e ditur se ç’ thotë Zoti me to apo ç’qëllim synonte Profeti i Shenjtë përmes tyre. Këto thënie dëgjuesi i mbart e gdhend në kujtesë, pa e ditur kuptimin e qëllimin e tyre të vërtetë apo arsyen, pse i ka thënë. Jo gjithë bashkëluftëtarët e Profetit të Zotit e kishin zakon t’i bënin pyetje dhe ta kërkonin domethënien e gjërave, prandaj dhe shpeshherë pritej të vinte dikush, ndo-një beduin apo i huaj, që ta pyeste, në mënyrë që të dëgjonin dhe ata. Por pozicioni im pranë tij ka qenë i veçantë, kështu që sa herë thoshte diçka, do ta pyesja për kuptimin e saj, për ta ngulitur pastaj në kujtesë Këto janë arsyet dhe shkaqet e ndryshimeve të njerëzve lidhur me traditat.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top