Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 2

 

Mbajtur pasi u kthye nga Siffini. Arabia përpara profetësimit

 

Lëvdoj Zotin dhe i lutem për ardhjen e Bekimeve të Tij, i përgjunjur para Madhështisë së Tij e duke iu përgjëruar të më përmbajë nga mëkatimi ndaj Tij. I falem Mjaftueshmërisë së Tij, që mund t’i dalë në mbrojtje gjithkujt në nevojë. Ai që mbrohet nga Ai, s’e humbet rrugën kurrë; ai, që armiqëso het me Atë, nuk gjen gjëkundi mbrojtje prej Tij; dhe ai, që mbështetet prej Tij, nuk mbetet në vështirësi për asnjë moment. Lavdërimi i Tij është gjëja që rëndon më shumë nga gjithçka tjetër me peshë peshon, është gjëja që vlen më shumë nga gjithçka tjetër me vlerë.

 

Dëshmoj se nuk ka zot tjetër, përveç Zotit, të Vetmit, të Cilit nuk i ng jan askush. Provë e dëshmisë sime është sinqeriteti i saj dhe thelbi i saj është besimi ynë. Atij do t’i mbahemi përjetë, sa të kemi frymë, e do t’i rrimë në rojë duke përballuar mjerimet që na bien, se ai është gëzim për Zotin, gur’ themeli për Fenë, hap i parë drejt punëve të mira dhe mjeti që e mban larg Shejtanin.

 

E po ashtu, dëshmoj se Muhammedi është shërbëtori i Tij dhe Profeti i Tij. Zoti e dërgoi atë me fenë e ndritur të Tij - Librin e shkruarI si simbol të së vërtetës, dritën rrezëlluese e shkëlqimin verbues, si dhe me udhëzime përfundimtare për të davaritur dyshimet, për të dhënë prova të qarta, për të kumtuar qortime me anë të shenjave dhe për të paralajmëruar se vjen një shpagim. Atë kohë njerëzit ishin kredhur në vese që brenin e grinin theme let e fesë, shtyllat e besimit ishin lëkundur, parimet ishin përdhosur, siste mi ndodhej zhytur në kaos, dyert ishin ngushtuar, mugu kishte rënë mbi shtigje, mjegulla e pengonte orientimin dhe terri kishte plakosur mbi çdo gjë.

 

Sot është kthyer prapë e njëjta gjendje e mëparshme. Zotit nuk i jepet më bindje, Besimi është flakur tej dhe i shërbehet vetëm Djallit. Këto i kanë rrënuar e rrëzuar përdhé shtyllat e fesë, gjurmët e saj nuk dallohen më dot, shtigjet e saj kanë mbetur shkretë dhe rrugët e saj nuk janë më të sigurta.

 

Njerëzit i shkojnë pas Shejtanit, ecin nën hijen e tij, e shuajnë etjen në burimet e tij dhe flatërojnë në erë simbolet e tij. Veset e tij i kanë vënë përfund, i kanë kërrusur shpinat e tyre, kanë ngulur flamurin e tij mbi to e tashmë janë ngri tur dhe mbi majat e gishtave.

 

Njerëzit e zhytur në to ndihen të hutuar, të tronditur, të paditur e të tunduar, si ndihet shtëpia e mirëII në mes të fqinjëve të këqij. Kanë pagjumësi në sy, në vend të gjumit, e lotët që u bien syresh, fla sin për humbjet që korrën. Tani janë banorë të një vendi, ku të diturit i kanë vënë mëgojzën dhe injoranti drejton dhe lëvdohet.

 

 

Më poshtë flitet për Ehli Beitin:

 

 Ata janë rojet e sekreteve të Tij, streha e punëve të Tij, burimi i dijeve rreth Tij, qendra e urtësisë së Tij, siguria e zbulesës së Tij, kështjellat e fesë së Tij. Zoti drejtoi përmes tyre shpinën e kërrusur të fesë dhe u dha siguri gjymtyrëve të saj.

 

Në këtë Ligjëratë Imam Aliu foli dhe për njerëz të tjerë: Ata mbollën vese, i ujitën me vanitet e mashtrime e korrën shkatër rim dhe zhgënjim të vetvetes.

 

Përsëri për Ehli Beitin:

 

Askush nga bashkësia Islame s’mund të ketë vlerat e pasardhësveIII të Profetit , sepse s’mund të barazohen me ‘ta ata që u kanë borxh. Kush ka shkuar më përpara, duhet të kthehet mbrapsht, e kush ka mbetur më pas, të nxitojë hapat për t’i arrirë. Ata i kanë të gjitha cilësitë që u duhen mëkëmbësve. Për ta flet vullneti dhe vazhdimësia.

 

 Është koha kur e drejta rikthehet tek i zoti e tek qendra që e caktoi Vet Zoti.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top