Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 191

 

Lavdërimi i Zotit

 

Lëvduar qoftë Zoti, lavdia e të Cilit shihet kudo, ushtria e të Cilit është e pathyeshme dhe dinjiteti i të Cilit është i lartë. Lavdëruar qoftë Zoti për favoret e Tij të njëpasnjëshme dhe për dhuratat e Tij të mëdha. Durimi i Tij është i madh, Mëshira e Tij është e pashtershme dhe Ai është i drejtë në gjithshka që vendos. Ai e di ç’ndodh e ç’ka ndodhur tashmë. Falë dijes së Tij, modeloi mjeshtërisht të gjitha krijesat, dhe falë urtësisë së Tij, i prodhoi - pa imituar, pa mësuar, pa të meta, pa ndjekur shembullin e ndonjë prodhuesi inteligjent dhe pa patur përkrah ndonjë grup ndihmësish. Unë dëshmoj që Muhammedi është shërbëtori dhe Profeti i Tij, që erdhi në një kohë kur njerëzit endeshin të shastisur buzë greminës. Frerët e shkatërrimit i tërhiqnin zvarrë dhe kullat e së keqes lartoheshin të ngurta në zemrat e tyre

 

Këshillë për frikën ndaj Zotit dhe vlerësimi i kësaj bote dhe i njerëzve të saj

 

Dëgjomëni një këshillë, o krijesa të Zotit: Kijani frikën Atij, sepse e ka këtë të drejtë mbi ju dhe se prej saj buron e drejta juaj pranë Tij. Kërkoni ndihmën e Zotit në përmbushjen e saj dhe ndihmën e saj në ndërmjetësimin midis jush dhe Zotit. Frika e Zotit është mbrojtja dhe mburoja e sotme e rruga e nesërme1518 për në Parajsë. Se ajo është e hapur, lum kush ecën në të. Se Ai kujdeset për atë që i përmbahet. Ajo u është treguar brezave që ikën dhe atyre që i pasuan, sepse do t’u duhet nesër, Ditën e Fundit, kur Zoti t’ia  japë jetën përsëri krijimit të Tij, t’i marrë mbrapsht gjithë ç’i ka dhënë dhe t’i kërkojë hesap për gjithçka që i dhuroi. Sa pak do jenë ata që e kenë pranuar dhe e kanë përdorur si duhet përdorur! Dhe ata pak do jenë ata që janë siç e përshkruan Vet Zoti: “... shumë pak nga shërbëtorët e Mi janë mirënjohës” (Kur’ani, 34:13)

 

Prandaj nxitoni t’i vini veshin e rritni vëmendjen ndaj saj e bëjeni zëvendësen e gjithë të metave tuaja të mëparshme, që t’u zërë vendin si vazhduese, dhe bëjeni mbrojtësen tuaj kundër çdo kundërshtari. Me ndihmën e saj, gjumit do t’ia zerë vendin vigjëllimi e do t’i jetoni ditët falë saj. Mbroni dhe armatosni me të zemrat tuaja, lani me të mëkatet tuaja, shëroni me të në gji lëngatën tuaj e shkoni me të në zemër drejt vdekjes suaj. Mësoni nga kush e shpërfilli që të mos bëheni edhe ju mësim. Prandaj, hapini sytë, kujdesuni për të, që të përkujdeset ajo, pastaj, për ju. Rrini larg kësaj bote1522 dhe ecni të përmallur drejt botës tjetër. Mos e quani të ulët atë që është lartësuar falë frikës nga Zoti, e mos e ngrini në qiell atë që është lartësuar falë kësaj bote. Mos ia hidhni sytë veshjes së stolisur të kësaj bote, mos ia vini veshin atij që flet1523 rreth saj, mos iu përgjigjni atij që thërret drejt saj, mos kërkoni dritë nga vezullimet e saj verbuese dhe mos u harxhoni për gjërat e çmueshme të saj, sepse vezullimet e saj janë të rreme, fjalët e saj janë false, pasuritë e saj janë destinuar që të plaçkiten dhe gjërat e saj të çmuara janë destinuar që të zhduken.

 

Hapni sytë, sepse kjo botë josh, pastaj të kthen shpinën. Ajo është kryeneçe e nuk pranon të përparojë. Ajo flet gënjeshtra e shpërdoron. Ajo është mosmirënjohëse dhe mohon. Ajo është e keqe e braktis. Ajo tundon e shkakton vuajtje. Gjendja e saj është e luhatshme, hapi i saj është i lëkundur, nderi i saj është pandershmëria, serioziteti i saj është tallja dhe kulmi i saj është poshtërsia. Ajo është vendi i plaçkitjes, grabitjes, rrënimit e shkatër rimit. Koha e saj ka sosur e banorët e saj janë më këmbë. Rrugët e saj janë trullosëse, daljet e saj janë hutuese dhe planet e saj përfundojnë në zhgënjim. Dhe kështu, njerëzit e saj s’i shpëtojnë dot as fortesat, shtëpitë i flakin përjashta dhe shkathtësia i lë në baltë. Disa janë si devé të lëna peng, disa të vrarë e të sakatuar, disa si gjymtyrë të prera, disa si gjak i derdhur, disa kafshojnë gishtat nga dhimbja, disa lidhin duart të penduar, disa i bien kokës me grushte, disa mallkojnë vetveten dhe ca të tjerë luten e përgjërohen për ta nisur çdo gjë nga e para. Por koha e veprimit ka ikur, ka afruar ora e ndarjes dhe prej saj s’ka më shpëtim. Medet! Medet! Ajo që është humbur, është humbur! Ajo që ka ikur, ka ikur! Dhe bota ka kaluar përsëri në sjelljen e saj të zakonshme. “Pra për ta s’qanë as qiejt e as dheu; e për ta s’u shty as afati.” (Kur’ani, 44:29).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top