Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 190

 

 

Për dobinë e frikës prej Zotit, shkretinë e varrit dhe vdekjen si martir të dashuruesit të Ehli Beitit

 

I thur himne Zotit nga mirënjohja për shpërblimin e Tij, e i përgjërohem të më ndihmojë në përmbushjen e të drejtave të Tij. Ai është Zoti i ushtrive të fuqishme e i Pushtetit më të Lartë. I madh është Dinjiteti i Tij.

 

Karakteri i Profetit

 

Dëshmoj që Muhammedi është shërbëtor e Profet i Tij. Ai i thirri njerëzit që t’i bindeshin Atij dhe i mundi armiqtë e Tij duke luftuar për të mirën e fesë së Tij. Dhe s’e larguan dot nga ky mision as komplotet për ta falsifikuar e mposhtur e as intrigat për t’ia shuar dritën. Prandaj ushtroni drojën e Zotit, se është litari që nuk këputet dhe kalaja që nuk pushtohet. Shpejtoni për punë të mira, përpara se të vdisni e sëmundjet e rënda t’ju rrokullisin drejt vdekjes. Përgatituni për të, përpara se të afrohet, sepse Ringjallja është fundi më i fundit i çdo gjëje. Këtu ka mjaft mësim për atë që kupton, dhe mjaft qortim e kërcënim për atë që nuk di. A e kujtoni vallë se ku duhet ta presim Gjyqin e Madh, pasi të kemi vdekur? A e kujtoni ngushtësinë e varrit, vetminë e dhertë, shkërmoqjen e hallakatjen e brinjëve në atë vend të kursyer, shurdhësinë e veshëve, errësirën e gjirit të tokës, ankthin e ndëshkimit të premtuar, mbylljen e kapakut të qivurit dhe gurët që të futin në mes?

 

Kijeni frikë Zotin, o krijesa të Tij, se bota sillet me ju si gjithmonë e se ju dhe Dita e Gjykimit jeni lidhur fort me njëri-tjetrin e jeni shumë pranë njëri-tjetrit. Ajo Ditë sikur ka ardhur me shenjat e saj, argumentet e saj janë shfaqur dhe të gjithë ju keni nisur të ecni në rrugën drejt saj; ajo ju rri pezull përmbi koka me gjithë rrëqethjet e saj, ndërkohë që bota është ndarë nga njerëzit e saj e i ka nxjerrë nga prehri i saj; sikur të kishte qenë me ta veç një ditë apo muaj që tani kanë kaluar për të mos u kthyer më. Tani çdo gjë e saj e re është vjetruar e çdo gjë e saj e majme është tretur. Tani ata janë në një vend të ngushtë dhe punët i kanë keq; një zjarr i egërsuar u shkakton dhembje therëse e britmat e tyre ngrihen ku thërret kijameti; flakët mbështjellin gjithçka, zëri është i dridhshëm, përvëlia është e padurueshme, mëshira s’duket gjëkund dhe lënda djegëse nuk ka të shterur; tmerret e këtij vendi plot humnera të fshehura sulfurore janë të frikshme, rrethinat janë të errëta, enët e tij janë të përflakura dhe gjithçka tjetër në të është e urryer. “Ata që iu friguan Zotit të tyre do shoqërohen grupe – grupe për në Parajsë.” (Kur’ani, 39:73).

 

Këtej1511 nisen edhe ata që fituan siguri nga ndëshkimi dhe mbrojtje nga dënimi e flakët e zjarrit. Banesa e tyre do ketë paqe dhe ata do të jenë të kënaqur me strehën e tyre dhe me vendqëndrimin e tyre. Këta janë njerëz me sy të përlotur e me punë të dëlira në këtë botë; nata e tyre e kësaj bote ishte si dita, për shkak të drojes dhe kërkimit të faljes, kurse ditët e tyre ishin si netët, falë ndjenjës së vetmisë e të ndarjes. Prandaj Zoti e bëri Parajsën vendin e kthimit të tyre përfundimtar e shpërblim të përkushtimit e vuajtjeve të tyre. Ata ishin më të zgjedhurit e të përshtatshmit për mbretërinë e Tij të përjetshme1513, rrethuar me të mira që s’reshtin kurrë. Prandaj, o krijesa të Zotit, tregoni kujdes e vëmendje ndaj ngjarjeve të pritshme dhe mos u jepni pas gjërave që joshin për në rrënim; shkoni drejt vdekjeve tuaja përmes punëve të mira, se fati juaj shkon pas gjërave që bëtë në të shkuarën dhe depozita juaj përmban veç të mirat që nisët përpara. Silluni sikur ngjarja që druani1514 t’ju ketë ardhur e s’mundeni më të ktheheni për të bërë vepra të mira, as të shani punët tuaja të liga e të vajtoni për to. Zoti na frymëzoftë ne dhe ju në bindjen ndaj Tij e Profetit të Tij. Zoti na faltë ne e ju me Mëshirën e Tij të madhe. 

 

Mbajeni besën, jini të duruar në sprova, mos lëvizni duar e shpata sipas qejfit të gjuhës suaj, dhe mos nxitoni në punët, ku Zoti nuk ju kërkon të nguteni. Bën vdekje martiri kushdo nga ju që vdes në shtrat duke njohur e pranuar të drejtat e Zotit, Profetit të Tij dhe Ehli Beitit të tij. Vetë Zoti kujdeset për shpërblimin e tij. E do shpërblehet edhe për punët që ka dashur t’i bëjë mirë, se zhveshja e shpatës vlen njëlloj me dëshirën e sinqertë për t’i shërbyer Islamit e për të vdekur për të. Sigurisht, çdo gjë ka kohën dhe kufirin e saj.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top