Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 183

 

Duke lëvduar Zotin për mirësitë e Tij

 

Lëvduar qoftë Zoti, që është pranuar pa u parë dhe që krijon pa asnjë mundim. Ai e krijoi qenien me Pushtetin e Tij, Atij i takon përkushtimi i prijësit për meritë të Dinjitetit të Tij. Ai e dëshmon lartësinë e Tij mbi shquarjen e njerëzve përmes bujarisë së Tij. Ai është, që e bëri krijimin e Tij të popullojë botën, Ai nisi te xhindet e njerëzit lajmëtarët e Tij për t’u zbuluar thelbin e saj, për t’i paralajmëruar për dëmet e saj, për t’u dhënë shembuj prej saj, për t’u treguar të metat e saj e për t’u dhënë një tablo të plotë të aspekteve që përmbajnë mësim lidhur me ndryshimet e shëndetit dhe me sëmundjet në këtë botë, me gjërat e saj të ligjshme dhe gjërat e saj të paligjshme, dhe me çdo gjë që Zoti ka bërë për të bindurit e të pabindurit, që janë Parajsa e Skëterra dhe nderi e turpi. E falënderoj Zotin, se Ai e kërkon mirënjohjen e krijesave të Tij. Ai i ka fiksuar masë çdo gjëje, kohë të fundme çdo mase, e ligj të pathyeshëm çdo kohe të fundme.

 

Pjesë e kësaj ligjërate për madhështinë dhe rëndësinë e Kur’anit të Shenjtë

 

Kur’ani nxit dhe pengon, hesht dhe flet. Ai është prova e Zotit për krijimin e Tij, me të Ai i kërkon krijimit t’i zotohet se do veprojë sipas tij. Përmes tij Ai ka përsosur rrezatimin e tij e ka lartësuar fenë e Tij. Ai e ftoi Profetin e Shenjtë të largohej nga kjo botë, pasi ai u përcolli njerëzve porositë e Tij udhërrëfyese përmes Kur’anit. E pra, shikojeni Zotin si të Madh, se vet Ai e quan Veten të Madh, sepse nuk ju fsheh asgjë nga Feja e Tij, as ka lënë gjëkafshë jashtë saj e s’e përmend sepse i pëlqen ose jo; Ai ka dërguar për çdo gjë porosi të sakta e të qarta udhërrëfyese, si dhe shenja që përcaktojnë se ç‘gjë është e ndaluar, dhe ç‘gjë është e lejuar. Dhe ato që i pëlqejnë Atij mbeten të njëjta, sido që të vijë koha. E pra, Ai nuk mund të kënaqet me ju për gjëra, që nuk ua pëlqente as atyre para jush, dhe Ai nuk do t’jua pëlqejë juve gjërat që nuk e kënaqnin me ata përpara jush. Ju jeni çuar në rrugën e qartë dhe ju është thënë ajo që u është thënë edhe atyre përpara jush. Zoti është i mjaftë për nevojat tuaja në këtë botë dhe do vetëm që t’ia dini, e ju kërkon t’ia përmendni Emrin.

 

Paralajmërimi për ndëshkimin në Ditën e Fundit

 

Ai ju këshillon t’i druheni, dhe këtë e ka bërë pikën më kulmore të vlerësimit prej Tij e të vetmen gjë që kërkon nga krijesat e Tij. Prandaj, ju duhet të keni frikë nga Zoti, sepse Ai është i tillë, që ju duhet të ndjeheni përherë symë-sy me Të, se fati juaj është përherë në zotërimin e Tij dhe se, përmes tij, Ai kontrollon çdo ndryshim të gjendjes suaj. Në qoftë se ju fshihni diçka, ai e di që më parë çfarë i fshihni, e nëse shfaqni gjë, Ai e regjistron si dëshmi. Këtë punë Ai ua ka caktuar rojeve të nderuara engjëllore, që nuk i nënvlerësojnë të mirat dhe nuk i mbivlerësojnë të këqijat. Dijeni se kushdo që ia ka drojën, do ketë prej Tij rrugë për t’u ikur vështirësive dhe dritë për t’i shpëtuar territ; dhe do ta mbajë përherë në gjendjen që do e do t’i japë pranë Vetes një vend të nderuar, në shtëpinë që ka bërë për Vete. Hija e kësaj shtëpie është vetë froni i Tij, drita e saj është rrezëllimi i Tij, vizitorët e saj janë Engjëjt e Tij dhe miqtë e saj janë Profetët e Tij. Prandaj nxitoni drejt vendit të rikthimit dhe përparoni drejt vdekjeve tuaja duke mbledhur zahiré për botën tjetër. Së shpejti shpresat e njerëzve do të priten e vdekja do t’i rrëmbejë e do t’ua mbyllë dyert e pendesës. Po tani jeni ende në vendin, te i cili do kishin dashur të riktheheshin ata që jetuan  përpara jush. Kjo botë nuk është për ju shtëpi, po vend kalimi e udhëtimi. Thirrja për të ikur prej saj ju ka ardhur dhe porosia për të siguruar ç’ju duhet sa jeni ende në të, ju është dhënë. Ta dini që zjarrit të Ferrit s’ia del dot lëkura juaj e brishtë. Prandaj, kini mëshirë për veten, sepse kjo botë diç ju ka treguar për dhembjen e mjerimin. Keni parë ndonjëherë si bërtet dikush vetëm se është shpuar nga një gjemb, sepse humbet gjak nga një rrëzim i vogël, apo ngaqë e përvëlon rëra e nxehtë? E si do ta ndiejë ai veten kur të jetë mbi tiganët e Skëterrës e nën peshën mbytëse të gurëve, i vetëm e në shoqëri të djajve e vetëm i përqeshur prej tyre? A e dini? Kur nxehet Maliku me zjarrin, flakët e tij nisin e kërleshen gjithë tërbim me njëra-tjetrën, dhe kur ai e qorton, i kaptojnë edhe vet dyert e Skëterrës!

 

O ju, të vjetër dhe të mëdhenj, që mosha ju ka thinjur: Si do ta ndjeni veten kur vorbullat e zjarrit t’ju prekin vertebrat e qafës dhe kur manshetat e mëngëve do t’ju ngjiten aq fort pas duarve, sa do marrin me vete gjithë mishin e llërës? Kini frikë nga Zoti, o njerëz, sa jeni mirë me shëndet dhe përpara se t’ju mundë fatkeqësia! Përpiquni ta lironi qafën nga shtërngimi, përpara se t’jua heqin garancinë. Hapini sytë, hollojini barqet tuaja, përdorini gjymtyrët tuaja, harxhojini paratë tuaja, kujdesuni për trupat tuaj dhe futini në punë për të mirën tuaj, e mos u tregoni me to dorështrënguar, se Zoti, i Pastërti dhe i Larti, ka thënë: “Në qoftë se ndihmoni në rrugën e Zotit, edhe Ai do t’ju ndihmojë e do t’i ngulë fort në tokë këmbët tuaja.” (Kur’ani, 47:7).

 

Dhe Ai ka thënë edhe këtë: “Kush është që do t’i huante Zotit një hua të mirë? Që Ai t’ia dyfishojë e t’i caktojë një shpërblim fisnik.” (Kur’ani, 57:11). Ai nuk jua kërkon mbështetjen për shkak të ndonjë dobësie dhe as ju kërkon hua sepse ka mbetur ngushtë. Por, ndonëse zotëron tërë ushtritë e qiejve e tokës dhe është i fuqishëm e i mençur, Ai e do ndihmën tuaj, e ndo nëse i ka të Tijat gjithë thesaret e qiejve dhe tokës e është i pasur e meriton lavde, Ai ju kërkon hua. Në fakt, Ai ju vë kështu në provë, në bëni a s’bëni punë të mira. Prandaj nxitoni në kryerjen e punëve të mira, që të banoni pranë Tij kur t’ju thërrasë. Ai i ka bërë profetët e Tij miq të fqinjëve të Tij e u sugjeron engjëjve t’i vizitojnë. Ai i ka fisnikëruar veshët e tyre, që në ta të mos arrijë gjëma e flakëve të Ferrit, e u ka dhënë trupave të tyre mbrojtje nga lodhja e rraskapitja. “Kjo është mirësia e Zotit e Ai ia jep kujtdo që do. Zoti është Zoti i Mirësisë së Pashtershme.” (Kur’ani, 57:21). Unë ju them atë që duhet të dëgjoni dhe kërkoj ndihmën e Zotit për veten time dhe për ju. Ai më është i mjaftueshëm, sepse më jep ilaçin më të mirë.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top