Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 181

 

 Imam Aliu dërgoi një njeriun e tij për t’i sjellë lajme nga një repart ushtarësh nga Kufa, të cilët kishin vendosur të bashkoheshin me harixhitët, po kishin frikë prej tij e nuk guxonin ta bënin haptazi këtë gjë . Kur lajmëtari u kthye, Imam Aliu i tha: “A janë të bindur e do qëndrojnë, apo lëkunden e do largohen?” Lajmëtari iu përgjigj: “Ata janë larguar, o Prijës i Besimtarëve.” Atëhere Imam Aliu tha:

 

Mëshira e Zotit qëndroftë larg tyre, si në rastin e Themudit. Do pendohen për atë që po bëjnë kur shtizat të jenë flakur drejt tyre e shpatat t’u lëshohen mbi kokë. Shejtani që i largoi sot, nesër do t’i lërë në baltë e s’do t’u dalë për zot. Ata i pret dënim i rreptë për shkak të largimit nga rruga e drejtë, rikthimit në verbërí dhe në udhë të gabuar, si dhe të ikjes nga e vërteta e rënies në faj.

 

( Një njeri nga fisi Naxhie, i quajtur Harith bin Reshid, luftoi në anën e Imam Aliut gjatë betejës së Siffinit, po pas Arbitrimit kaloi në rebelim. Ai erdhi me tridhjetë persona tek Imam Aliu dhe i tha: “Për Atë Zot, unë nuk i bindem më urdhrit tënd, as do lutem më për ty, por do largohem prej teje qysh nesër”. Atëhere Imam Aliu i tha: “Në fillim ti duhet të kuptosh arsyet që qëndrojnë në themel të këtij Arbitrimi dhe të diskutosh me mua. Kur të krijosh bindjen tënde, bëj si të duash”. Ai iu përgjigj se do të vinte ditën e nesërme prapë për të diskutuar lidhur me këtë problem. Imam Aliu e paralajmëroi: “Shiko, mos i lejo të tjerët të të çorodisin kur të ikësh së këtejmi dhe mos prano rrugë tjetër. Po të kesh vullnetin e mirë për të kuptuar, unë do të të nxjerr nga kjo rrugë e gabuar dhe do të të vë në rrugën e mbarë”.)

 

Pas kësaj bisede ai u largua, por sjellja e tij e mëvonshme tregoi se ishte i prirë për rebelim dhe nuk donte në asnjë mënyrë që të pranonte arsye. Dhe kështu ndodhi. Ai i mbeti besnik mendimit të tij e sapo u kthye në vendin e vet, u tha pjesëtarëve të fisit: “Përderisa ne jemi të vendosur të largohemi nga Imam Aliu, nuk ka më kuptim që të shkoj prapë tek ai. Duhet të veprojmë siç kemi vendosur”. Lidhur me këtë ngjarje, vajti tek ata për të pyetur Abdullah bin Kuwejlid Azadiun, i cili, kur mori vesh gjendjen, i kërkoi Mudrik bin Rajan Naxhit t’i fliste Harithit dhe t’ia bënte të njohura pasojat shkatërrimtare të këtij rebelimi. Mudriku e siguroi se nuk do lejonte që ky njeri të ndërmerrte një hap të tillë. Atëhere Abdullahu u kthye i kënaqur e ditën tjetër i raportoi Imam Aliut për të gjitha. Imam Aliu i tha: “Le të presim ç’do ndodhë kur të vijë”. Por koha e lënë për takimin kaloi e ai nuk erdhi. Imam Aliu e urdhëroi prapë Abdullahun të shkonte e të shikonte se si ishte puna dhe cili kishte qenë shkaku i vonesës. Kur arriti në vend, Abdullahu konstatoi se ishin larguar që të gjithë. Ai u kthye tek Imam Aliu, i cili mbajti me këtë rast këtë ligjëratë. Fati që pësoi Harith ibn Reshidi është rrëfyer në ligjëratën 44.)

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top