Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 173

 

Lidhur me përshtatshmërinë për drejtimin e Kalifatit

 

Profeti i Shenjtë është i besuari me Zbulesën e Zotit, i Fundit i Profetëve të Tij, prurësi i lajmeve të reja për mëshirën e Tij dhe paralajmëruesi për ndëshkimin e Tij. O njerëz, më i përshtatshmi nga të gjithë për këtë punë1401 është ai që ka më shumë aftësi në mbajtjen e tij e që i njeh më mirë porositë e Zotit në lidhje me të. Kur një keqbërës bën një të keqe, i bëhet thirrje për pendim, e, nëse s’pranon, luftohet. Për AllahI , sikur çështja e Kalifatit të mos vendosej pa qenë të pranishëm gjithë njerëzit, ky problem nuk do ngrihej fare. Po ata që ranë dakord me të, ua imponuan vendimin atyre që nuk ishin të pranishëm e bënë që të pranishmit të mos ndërronin mendje e që ata që mungonin të mos zgjidhnin dikë tjetër. Dijeni që unë do të luftoj dy persona: Atë që kërkon çfarë nuk i takon, dhe atë që shpërfill çfarë ka të detyrueshme.

 

Domosdoshmëria e qenies i matur në luftën që zhvillohej midis muslimanëve: O krijesa të Zotit, ju këshilloj të keni frikë nga Zoti, sepse kjo është këshilla më e mirë që njerëzit mund t’i japin njëri-jatrit - më e mira e çdo gjëje përpara Zotit. Tani i është hapur dera luftës midis jush e muslimanëve të tjerë, prandaj ky flamur duhet mbajtur vetëm nga ai që di të vështrojë, të durojë dhe të njohë çështjet e së drejtës. Duhet vazhduar me të urdhëruarën e të ndalohet çdo gjë që ju është ndaluar të bëni. Mos u ngutni në asnjë punë, pa qenë të qartë më përpara. Sepse është në të drejtën tonë, të ndryshojmë një çështje që ju s’e pëlqeni.

 

Sjellja e kësaj bote me dashuruesit e saj

 

 

Dijeni që kjo botë, që herë-herë ju flak në mjerim e herë-herë ju lumturon, e që keni nisur ta lakmoni e për të cilën shfaqni interes, nuk është banesa juaj e fundit, e as vendqëndrimi juaj, për të cilin mund të ishit krijuar; as vendi pritës, ku mund të ishit ftuar. Kujtohuni që ajo nuk do ta zgjatë shumë me ju dhe as ju nuk do të rrini gjatë me të. Vërtet që mund t’ju mashtrojë përmes joshjes me gjërat e saj, por dhe ju paralajmëron me të këqijat e saj.

 

Pra, hiqni dorë nga gjërat e saj mashtruese për gjërat e saj paralajmëruese dhe nga gjërat e saj joshëse për gjërat që ftojnë për maturi. Sa kohë që jeni në të, ecni drejt shtëpisë për ku ju kanë thirrur dhe i mbani zemrat tuaja larg kësaj bote. Askush të mos vajtojë si ato gratë e rëna rob për gjëra që edhe mund t’i humbasin. Kërkoni të zbresë e plotë mbi ju mirësia e Zotit, duke këmbëngulur në bindjen ndaj Tij dhe duke ruajtur atë që ju kërkohet të ruani: Librin e Tij.

 

Ta dini: Humbja e diçkaje të kësaj bote nuk do t’ju dëmtojë, po qe se ruani parimet e fesë suaj. Ta dini: Nëse humbisni fenë suaj, s’do t’ju vlejnë më gjërat e kësaj bote, për të cilat jeni kujdesuar aq shumë. Zoti i priftë zemrat tona dhe tuajat drejt së drejtës dhe na dhëntë durim si neve dhe juve.

 

________

 

(Pas mbledhjes në Sakife të fisit Saide për zgjedhjet, u detyruan që të pranojnë vendimet e saj edhe ata që s’ishin ndodhur në të; kështu, ata që ishin të pranishëm në zgjedhje, nuk kishin më të drejtë ta rishqyrtonin çështjen apo të thyenin besën e dhënë, kurse zgjedhësit në pakicë duhej ta pranonin zgjedhjen e bërë kundër dëshirës së tyre. Po kur Medinasit iu betuan Imam Aliut për besnikëri, guvernatori i Sirisë nuk pranoi të pajtohej me zgjedhjen e tij, duke thënë se nuk ishte i detyruar t’i përmbahej atij vendimi meqë nuk kishte qenë i pranishëm në marrjen e tij.

 

Në ligjëratën më sipër, Imam Aliu i përgjigjet këtij pretendimi mbi bazën e po atyre parimeve e kushteve, që tashmë ishin norma të pamohueshme e ishin miratuar nga të njëjtët njerëz: “Pasi banorët e Medinës e ensarët e muhaxhirët m’u betuan për besnikëri, Mu’avia nuk kishte më të drejtë që të shmangej nga zgjedhja e tyre, me pretekstin se nuk paskej qenë i pranishëm; as Talhai e Zubeiri nuk kishin të drejtë, kur i lejuan vetes të shkelnin zotimet e dhëna gjatë betimit të besnikërisë”.

 

Në këtë fjalë, Imam Aliu nuk argumenton me fuqinë e ndonjë hadithi të Profetit, që mund të shërbente si e thënë përfundimtare për Kalifatin, meqenëse shkaku i dukshëm i mospranimit lidhej vetëm me mënyrën e principin e zgjedhjes. Kriza e rëndë që kishte ndodhur, mund të qetësohej vetëm me një përgjigje që bazohej në po ato principe, që vetë kundërshtarët e tij kishin zbatuar në raste të tilla. Nëse argumenti i tij do të fuqizohej edhe me thënie të Profetit, ato do t’u ishin nënshtruar interpretimeve të ndryshme dhe problemi do të stërhollohej, në vend që të gjente zgjidhje.

 

Përveç kësaj, Imam Aliu kishte vënë re se të gjitha thëniet e porositë e Profetit të Shenjtë ishin lënë pas dore shumë shpejt pas vdekjes së tij. Pas një kohe kaq të gjatë, vështirë se mund të shpresohej pranimi i tyre, kur njerëzit e kishin bërë tashmë një zakon, që të bënin sipas vullnetit të tyre, në kundërshtim me thëniet e Profetit të Shenjtë.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top