Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 172

 

Lidhur me Komisionin Këshillimor dhe Betejën e Xhemelit

 

Lëvduar qoftë Zoti, syrit të të Cilit një qiell s’ia fsheh dot një tjetër, e as një dhé një dhé tjetër. Pjesë e po asaj ligjërate: Për Komitetin Këshillimor pas vdekjes së Umer ibn Khatabit DikushI më tha se isha i dëshiruar për Kalifatin, e unë i thashë: “Për Allah, në fakt je ti më i etuar, ndonëse shumë më larg prej tij; kurse unë jam dhe më i përshtatshëm, dhe më i afërt. Unë e kërkoj atë si të drejtën time, kurse ti po futesh midis meje e saj e përpiqesh të më largosh prej saj”. Kur ia thashë këto fjalë mu përpara turmës së të pranishmëve, u ngrit e iku i shastisur, pa ditur ç’përgjigje të më jepte.

 

O Zoti im, të kërkoj ndihmë kundër Kureishëve e atyre që u dalin krah sepse ma mohojnë të drejtën nga fisi e përçmojnë vendin tim të lartë. Ata janë bërë bashkë në kundërshtimin që më bëjnë për Kalifatin, që është e drejta ime; më thonë se ai më përket si e drejta ime e ligjshme e se nuk dyshojnë në meritën time për tëII, por prapë më këshillojnë të heq dorë nga kjo e drejtë.

 

Pjesë e po asaj ligjërate: Përshkrimi i rebelëve të Xhemelit 

 

Ata u nisën për Basra duke marrë me vete edhe gruan e Profetit të Zotit, sikur të ishte robinjë që zvarritej për t’u shitur. Këta farë prijësash i futën gratë e tyre nëpër shtëpitë e veta, kurse gruan e Profetit të Shenjtë e nxorën përpara gjithë ushtrisë. E kjo ushtri nuk kishte as edhe një njeri të vetëm, që të mos më kishte dhënë bindjen e tij e që të mos më ishte betuar për besnikëri, vullnetarisht dhe pa asnjë detyrim. Pikërisht këta sulmuan në Basra nëpunësit e mi, ruajtësit e thesarit publik dhe banorë të tjerë të saj. Disa prej tyre i vranë tradhtisht, të tjerët i burgosën e torturuan barbarisht, derisa i masakruan në mënyrë mizore. Së fundi grabitën edhe Beit ul-Malin.

 

Për Atë Zot, edhe sikur një person të vetëm të pafajshëm nga muslimanët të kishin vrarë qëllimisht, do të isha plotësisht i përligjur ta vrisja të gjithë këtë ushtri, sepse ishin të gjithë të pranishëm, po nuk shprehën mospranim dhe as penguan me gjuhë apo dorë; pa le pastaj, që ata vranë po aq muslimanë, sa janë në marshim së bashku me ‘ta.

 

_____________

 

(Sa’d bin Ebi Wekkasi i kishte thënë Imam Aliut në Komisionin Këshillimor të njëjtat fjalë që i kishte thënë edhe kalifi Umer pak përpara vdekjes, dhe pikërisht: “O Ali, ti je shumë i etuar për pozicionin e kalifit.” Kësaj Aliu i ishte përgjigjur duke i thënë se kush kërkon të drejtën e tij, nuk mund të quhet lakmitar; në fakt lakmitar është ai që pengon realizimin e së drejtës dhe përpiqet ta uzurpojë, ndonëse nuk është i përshtatshëm për të.

 

Nuk ka dyshim që Imam Aliu e konsideronte Kalifatin si një të drejtë të tij, prandaj dhe e kërkonte. Pretendimi për një të drejtë s’mund të përdoret si argument për hedhjen poshtë të saj, siç u veprua në këtë rast, duke e konsideruar një gjë të tillë si shfaqje lakmie dhe si shkak të mjaftueshëm për të mos ia dhënë Kalifatin atij që i takonte. Por edhe sikur lakmi të kishte qenë, kush ishte ai që nuk ishte prekur nga kjo lakmi? A nuk ishte pasojë e kësaj lakmie konkurrenca midis muhaxhirëve dhe ensarëve, apo lufta brenda vetë anëtarëve të Komisionit Këshillimor dhe nxitja e turbullirave nga Talhai e Zubeiri? Në qoftë se Imam Aliu do kishte qenë lakmitar për këtë pozicion, ai do të kishte pranuar që të përfshihej në luftën për të e do t’i kishte mbyllur sytë përpara pasojave dhe rezultateve, kur Ibn Abbasi dhe Ebu Sufiani i bënë presion për të pranuar betimin e besnikërisë prej tyre; e po kështu, kur pas Kalifit të Tretë, njerëzit u mblodhën mizëri rreth tij, duke iu betuar për besnikëri, ai duhej ta kishte pranuar ofertën e tyre pa e vrarë mendjen për gjendjen e keqësuar. Por Imam Aliu nuk hodhi në asnjë rast hapa që mund të provonin se e donte Kalifatin për hir të Kalifatit. Kërkesa e tij për Kalifatin kishte qëllim të saj kryesor të mos shfytyroheshin tiparet e tij dhe që besimi të mos binte viktimë e ambicjeve të tjera, e jo që ai të gëzonte kënaqësitë e jetës, të cilat do mund të ishin vërtet objekt lakmie. IIDuke shpjeguar kuptimin e kësaj shprehjeje, Ibn Ebi’l-Hadidi shkruan se Imam Aliu kishte për qëllim të thoshte:

 

Ata s’mjaftoheshin duke më mbajtur larg së drejtës sime mbi Kalifatin, që ata e kishin uzurpuar, por pretendonin se ishte e drejta e tyre të ma jepnin ose të mos ma jepnin atë të drejtë; bile thoshin që nuk kisha të drejtë të argumentoja me ta për këtë çështje. Përveç kësaj ai kishte për qëllim të thoshte: Nëse ata do të më kishin thënë që është e drejtë të qëndroja larg Kalifatit, kjo do të kishte qenë e lehtë të durohej, sepse në fund të fundit do të tregonin që e njihnin të drejtën time, por nuk ishin të përgatitur për të ma dhënë. (Sherh Nehxhul Belaga, Vol. 9, f. 306).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top