Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 157

 

 Duke nxitur njerëzit drejt përkushtimit Lëvduar qoftë Zoti, që e bëri lëvdatën çelës për kujtimin e Tij, mjet për rritjen e mirësisë së Tij dhe udhërrëfyes për Cilësitë dhe Dinjitetin e Tij.

 

O krijesa të Zotit, koha do të veprojë mbi mbijetuesit njësoj si me ata që shkuan. Koha që ikën s’kthehet më mbrapsht dhe asgjë që është në të, nuk mbetet për jetë. Më të vonshmet punë të saj janë njësoj me më të hershmet, problemet që ajo sjell dynden njëri mbi tjetrin, dhe flamujt që ajo valëvit pasojnë njëri-tjetrin. Dhe kështu ju merr zvarrë pas ditës së saj të fundit, duke ju munduar si ato gamilet e thara për një pikë ujë nga muaj të tërë udhëtim.

 

Kush merret me gjëra që s’kanë të bëjnë me përmirësimin e vetes, hutohet në errësirë dhe mbetet mes rrënojave. Shpirti i tij djallëzor e fut keq në vese dhe i bën të duken të bukura punët e tij të shëmtuara. Kujtoni: Parajsa është pika e mbërritjes për ata që janë përpara në punët e mira, dhe Skëterra është fundi për ata që bëjnë teprime. Dijeni, o krijesa të Zotit, që përkushtimi është fortesa e pamposhtur, kurse mungesa e tij është streha e dobët, që nuk i mbron dot njerëzit e saj dhe nuk i jep siguri atij që strehohet në të. Dijeni:

 

Vetëm përkushtimi e thyen thumbin e mëkatit dhe vetëm me bindje e besim arrihet qëllimi i fundit. O krijesa të Zotit, kijeni frikë Atë në punët që ju janë më të dashura e të shtrenjta. Se Zoti jua ka treguar udhën e së vërtetës e jua ka ndriçuar shtigjet e saj, që ju të mund të zgjidhni midis lumturisë së pafundme e ndëshkimit të përjetshëm. Prandaj mblidhni në këto ditë të vdekësisë për ditët e përjetësisë. Ju jeni informuar për zahirétë, jeni urdhëruar të ecni, dhe ju është thënë të nxitoni e të niseni.

 

Qëndrimi juaj këtu është si i atij karvanit që pret buzë rrugës e s’e di se kur i vjen urdhri për t’u nisur. E ç‘mund të bëjë në këtë botë ai që është krijuar për në botën tjetër? Ç’i duhet pasuria, përderisa do ndahet prej saj pas një kohe të shkurtër, ndërkohë që për të do mbeten më pas vetëm pasojat e saj të këqija dhe llogaria?

 

O krijesa të Zotit, mos e flakni të mirën që Ai ju premtoi e mos e lakhesap për çfarë keni bërë; atë ditë do të ketë shumë drithërima e tmerret e saj do të mplakin dhe fëmijët. Dijeni, o krijesa të Zotit, që vetë vetja juaj ju mban nën vëzhgim; gjymtyrët tuaj janë rojet e dëshmitarët përherë të zgjuar e të besuar, që regjistrojnë punët tuaja dhe shënojnë numrin e frymëmarrjeve tuaja. Prej tyre s’mund t’ju fshehë as terri i natës e prej tyre s’mund t’ju ndajnë as dyert e mbyllura. Sigurisht, e nesërmja është mjaft pranë së sotmes. E sotmja merr fund me gjithçka e menjëherë pas saj vjen e nesërmja.

 

Çdokush nga ju ka arritur pothuaj atë pjesë të dheut ku do rrijë fillikat e që do të jetë varr për të. E ç’mund të thuhet për këtë qeli të izoluar, për këtë vend të vetmuar të qëndrimit e dëbimit?! Mu sikur e kam ndër veshë zërin e bririt, tek vjen mes jush e ju urdhëron të ringjalleni, e ju shoh tek keni dalë për t’iu nënshtruar gjykimit. Tani para jush kanë rënë perdet e falsitetit dhe shfajësimet tuaja nuk kanë më vlerë. Tani ju ka dalur e vërteta sheshit dhe punët tuaja janë bërë pasoja. Prandaj, mësoni nga she-mbujt, nxirrni përfundime nga zik-zaket e jetës dhe përfitoni nga ata që ju sjellin paralajmërim.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top