Lidhur me njeriun e pakujdesshëm dhe cilësitë e shtazëve, kafshëve mishngrënëse dhe të grave Zoti i ka dhënë kohë, por ai bie në gabim, shoqërohet me njerëz të pakujdesshëm dhe lidhet me mëkatarë që pa gdhirë mirë e nuk kërkon ndonjë udhë për të ndjekur apo Imam për ta udhëzuar drejt.
Pjesë e po asaj ligjërate
Në fund, kur Zoti t’ua bëjë të qartë çmimin e mëkateve të tyre dhe t’i nxjerrë nga tisi i papërgjegjësisë së tyre, do duan të vijojnë drejt asaj, së cilës i largoheshin, e të largohen prej asaj, drejt së cilës rendnin; por nuk do nxjerrin dobi nga nevojat që plotësuan, as nga ambicjet që kënaqën. Për këtë gjendje kam paralajmëruar ju e veten, bashkë. Njeriu duhet ta gjejë të mirën e tij te vet vetja e tij. Sigurisht, i urtë është ai që dëgjon dhe e vret mendjen për ç‘dëgjon, që shikon dhe vrojton e nxjerr dobi nga materiali mësimdhënës, që ecën në udhë të qarta, duke shmangur rënien në humnera e ngecjen në kurthe, e që nuk i ndihmon të djallëzuarit kundër vetvetes, duke i ikur drejtësisë, duke ndryshuar fjalën e saj apo duke iu trembur së vërtetës.