Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 146

 

Kur Umer bin Khatabi u këshillua me Imam Aliun, nëse duhej të merrte pjesë në fushatën e Persisë , Imam Aliu i tha:

 

Fitorja apo disfata në çështje të tilla nuk varen nga numri i madh apo i vogël i forcave. Në të vendos feja e Zotit, Islami, që Ai e ngriti mbi gjithë besimet, si dhe ushtria e Tij, që Ai e ka forcuar e mobilizuar deri në gjendjen e nivelin e tanishëm. Ne kemi një premtim nga Zoti dhe Ai do ta përmbushë premtimin e Tij e do ta mbështesë ushtrinë e Tij. Roli i kryetarit të një shteti i ngjan atij të fillit së tespive, i cili lidh e mban bashkë rruazat. Kur këputet fija, ato hallakaten dhe humbasin e nuk rrinë më bri njëra-tjetrës. Edhe pse të paktë në numër, Arabët janë sot të mëdhenj e të fuqishëm falë Islamit e unitetit. Ti duhet të jesh bosht i tyre, për të vërtitur bashkë me ta gurin e qeverisjes dhe për të qenë themel i tyre. 

 

Shmange këtë betejë. Nëse do të largohesh prej këtej, fiset e ndryshme Arabe do grahin pas teje nga çdo anë e drejtim, deri sa vendet që do lësh të pambrojtura pas teje të bëhen më të rrezikshme sesa ato ku vete. Po të të shohin persët nesër, do thonë: “Ai është rrënja e Arabisë. Po ta heqim qafe atë, do biem në qetësi”. Kjo do t’ua rritë lakminë për kokën tënde dhe zellin për të të mbajtur nën nishan. Më thua se ata janë nisur për të rrënuar muslimanët. E pra, Zoti e urren më shumë se ti këtë fushatë të tyre e është shumë më i aftë sesa ti për të shkatërruar atë që urren. Për sa i takon frikës tënde nga numri i tyre i madh, ne nuk luftuam në të kaluarën sepse ishim shumë, por sepse na mbështeti dhe ndihmoi Zoti.

 

___________

 

(Disa bashkëpunëtorë të kalifit Umer kishin këshilluar që ai të merrte pjesë vet në luftën e Kadisies ose Nehavendit, gjë që binte ndesh me prirjet e tij personale, prandaj Kalifi e gjykoi të nevojshme të merrte mendimin e Imam Aliut. Në këtë mënyrë, ai shpresonte të gjente një shfajësim përpara të tjerëve dhe ta përligjte mosdaljen në fushatë me këshillën e pritshme të Imam Aliut. E vërteta është se ai do kishte gjetur një justifikim tjetër, edhe sikur Imam Aliu ta këshillonte të merrte pjesë në betejë. Por, ndryshe nga të tjerët, Imam Aliu e udhëzoi të qëndronte, ndërkohë që të tjerët e nxisnin që t’i bashkohej betejës, duke i thënë se Profeti i Shenjtë nuk kishte çuar nëpër luftëra vetëm të tjerët, por kishte marrë pjesë edhe vetë në to, së bashku me njerëzit e tij më të dashur. Imam Aliu kishte parasysh që prania e Kalifit në betejë nuk do t’i sillte Islamit asnjë dobi, ndërkohë që qëndrimi i tij mbase mund t’i shpëtonte muslimanët nga të këqija shumë më serioze Pikëpamja e Imam Aliut, sipas së cilës roli i kreut të një shteti është si ai i boshtit, rreth të cilit vërtitet gjithë sistemi qeverisës, është një çështje principi e nuk ka të bëjë me ndonjë personalitet të veçantë. Pavarësisht nëse sundimtari është musliman a i pafé, i drejtë apo tiran, dhe me virtyte apo me vese, shteti nuk mund të admi-nistrohet pa praninë e tij. Këtë ide të tij Imam Aliu e ka shtjelluar më hollësisht në raste të tjera: Populli duhet ta ketë një krye, qoftë i virtytshëm a i kredhur në vese. Një besimtar kryen punë të mira nën qeverisjen e tij, kurse një i pafé lëshohet në kurthin e kësaj jete, derisa t’i vijë koha që ka urdhëruar Zoti. Sa kohë ka qeve-risje, Zoti shpie çdo gjë në vend të saj. Është qeveritari që bën të mblidhen taksat, të luftohet armiku, të mbrohen rrugët e të merret e drejta e të dobtit nga më i forti, derisa i virtytshmi të gëzojë paqe dhe siguri nga veprimet e njerëzve perversë. (Ligjërata 40). Në këshillën e tij Imam Aliu nuk përdor fjalë që mund të ishin reflekse të ndonjë vetie të veçantë të Kalifit, përveç faktit të qenies së tij sundimtar. Nuk ka dyshim që në duart e tij ishte përqendruar një autoritet tokësor, pavarësisht nga mënyra si kishte ndodhur një gjë e tillë. Dhe është e natyrshme që edhe veprimtaritë e njerëzve të tjerë të përqendrohen rreth atij autoriteti. Ja pse Imam Aliu thotë që, në qoftë se do shkonte Kalifi, një numër i madh i Arabëve do t’i qepej pas për në fushën e betejës, sepse dihet që njerëzve nuk u pëlqen të mbeten prapa, kur sundimtarët nisen për luftë. Kjo do të bënte që qytetet të boshatiseshin njeri pas tjetrit. Si rezultat, armiku nuk do ta kishte të vështirë të zbulonte qysh në fushën e betejës se qytetet e Islamit kishin mbet shkretë. Në këto kushte, çdo disfatë që do mund t’u shkaktohej njerëzve që ndodheshin përpara tij, nuk do mund të rregullohej dot më, për shkak të pamundësisë së dërgimit të ndihmave nga qendrat e boshatisura të shtetit të tyre. Por, nëse gjatë betejës do mund të vritej dhe vet sundimtari, ushtria e tij do të shpërndahej sa hap e mbyll sytë, sepse sundimtari është në qendër të skeletit të saj dhe sepse nuk ka strukturë të mbahet më këmbë pa skelet. Imam Aliu nuk e përdor fjalën ‘Asl ul-Arab’për të vlerësuar kalifin Umer, po për të treguar se si e shikonin persët kalifin Umer. Është normale që ai të ishte për ta si njeriu më kryesor i Arabisë, sepse ishte kryetar i atij shteti. Theksimi i vendit e jo i termave Islam dhe musliman është mjaft kuptimplotë dhe shmang çdo keqkuptim për njohjen e ndonjë roli të veçantë të tij lidhur me fenë Islame.

 

Kur Imam Aliu i shpjegoi kalifit që persët do ta vinin në nishan sa të mbërrinte në fushën e betejës dhe nuk do ta kursenin po t’u binte i gjallë në duar, ai e pëlqeu këshillën për të qëndruar dhe e quajti më të udhës të rrinte larg rreziqeve të betejës, megjithëse ato fjalë do ta kishin prekur në sedër çdo trim të vërtetë e do t’ia shtonin më shumë vendosmërinë për luftë. Është e qartë që ai nuk do ta kishte mbajtur aq për zemër këtë këshillë, nëse nuk do pajtohej me prirjen e tij personale, por do përpiqej të provonte që administrimi i vendit mund të realizohej edhe nëpërmjet një mëkëmbësi. Përveç kësaj, këshilltarët e tij i kishin sugjeruar tashmë që të nisej. Atëhere, pse duhej të këshillohej edhe me Imam Aliun, nëse s’kërkonte vërtet një pretekst për të mos u nisur?!)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top