Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 134

 

Gjatë këshillimit me kalifin Umer bin Khatab, kur ky i kërkoi mendimI nëse duhej apo jo të merrte pjesë në marshimin kundër Romës

 

Zoti ka marrë përsipër për pasuesit e kësaj feje forcimin e kufijve të  Islamit dhe ruajtjen e pikave jetike të tij. Zoti i ndihmoi kur ishin të paktë dhe s’mund ta mbronin veten. Ai nuk njeh vdekje e është i përjetshëm. Nëse do të marshosh vet ti mbi armikun e do përleshesh me të, apo dhe do të vritesh, për muslimanët nuk do të ketë më strehë apo vend tjetër, nga ku do mund të niseshin prapë, përveç qyteteve të tyre të largëta e të mbetura pa mbrojtje. Prandaj dërgo atje një njeri me eksperiencë e vur nën urdhrat e tij njerëz me veti të larta, me vullnet e me përvojë të mirë. Po qe se Zoti do të ta japë fitoren, plotësohet dhe dëshira jote. Por nëse ndodh ndryshe, ti duhet të shërbesh si mbështetje për njerëzit dhe si qendra ku muslimanët do të kthehen përsëri.

 

____________

 

(Shpesh Imam Aliut i rezervohet një pozicion vërtet i çuditshëm: Nga njëra anë thuhet se ishte injorant në praktikën e politikës e çështjet e administrimit, duke synuar kështu, që të provohet se revoltat e Umejjadëve ishin fryt i qeverisjes së tij të dobët e jo pasojë e nepsit të tyre për pushtet; nga ana tjetër tregohen shumë raste, kur kalifët janë këshilluar me të për çështje të rëndësishme të shtetit si dhe për punën e luftrave të ndryshme. Natyrisht, në këtë rast të fundit nuk synohet të nxirret në dukje drejtësia e mendimit dhe e gjykimit apo mençuria e thellë e tij, po vetëm të tregohet gjoja uniteti e harmonia midis tij dhe kalifëve e, në këtë mënyrë, të lihet në harresë fakti që midis tyre kishte diferenca në mendime, bile dhe përplasje, lidhur me çështje të ndryshme.

 

Në fakt historia tregon se Imam Aliu kishte kontradikta thelbësore me kalifët e se ai nuk miratonte të gjitha hapat që ata bënin. Kundërshtimet e tij në mendime dhe indinjata ndaj gjithë regjimeve të mëparshme është shprehur hapur në ligjëratën Shekshekije. Por këto s’e pengonin të jepte orientime të sakta lidhur me bashkësinë Islame. Karakteri i Imam Aliut ishte aq i lartë, sa askush nuk mund ta shkonte nëpër mend që ai do mund t’i bënte bisht në ndonjë rast dhënies së këshillave lidhur me të mirën e përgjithshme, apo që do mund të jepte këshilla që mund t’i sillnin dëm interesit publik1194. Ja përse kalifët e tjerë e kërkonin këshillimin me të, pavarësisht nga kundërshtitë principiale. Kjo hedh dritë në madhështinë e karakterit të tij dhe në korrektësinë e gjykimit e të mendimit të tij. Në këtë pikëpamje, ai manifestonte të njëjtin tipar të shquar të karakterit të Profetit të Shenjtë, që e bënte atë që të ishte kujdestari më i mirë dhe më besnik i interesave të të gjithëve, duke përfshirë edhe të pafetë, që nuk e vinin kurrë në dyshim drejtësinë e tij, megjithëse nuk e pranonin si Profet. Bile edhe në kulmet e përplasjeve me të, ata ia besonin atij pasuritë e tyre, pa pasur frikë dhe pa dyshuar kurrë se do mund t’i shpërdorte.

 

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Imam Aliu, duke qenë njeriu që në çështje besimi dhe konfidence zinte një pozicion aq të lartë, sa në korrektësinë e këshillës së tij besonin edhe miku edhe armiku. Raportet e Profetit të Shenjtë me të pafetë tregojnë vetëm nivelin e lartë të besueshmërisë së tij dhe prej tyre nuk mund të nxirret aspak përfundimi, se midis tij dhe atyre ekzistonte pajtim pikëpamjesh. Në këtë çështje besimi ka patur vendin e tij, kurse konflikti i Islamit me të pafetë ishte tjetër gjë.

 

Në të njëjtën mënyrë shikohej dhe Imam Aliu - si mbrojtës i interesave shtetërore e komunitare dhe si ruajtës i mirëqenies dhe mbarëvajtjes së Islamit, edhe pse kontradiktat që kishte me kalifët ishin një fakt i njohur. Sa herë që ishin në lojë interesat e të gjithëve, do të kërkohej mendimi i tij dhe ai ishte në gjendje të jepte këshilla të paanshme, duke u ngritur mbi pakënaqësitë e tij personale. Ai s’lejoi kurrë që këshillat e tij të fshihnin ligësi dhe hipokrizi, duke mbajtur përherë parasysh thënien e Profetit të Shenjtë, sipas së cilës, ‘ai, të cilit i kërkohet këshillë, është i besueshëm’. Kalifi Umer u këshillua me Imam Aliun lidhur me luftën e Palestinës, nëse duhej që ai të marshonte së bashku me ushtrinë apo jo; dhe Imam Aliu nuk llogariti nëse mendimi i tij pajtohej apo jo me ndjenjat e Kalifit, por mbajti parasysh prestigjin dhe interesat jetike të Islamit, duke e këshilluar që të qëndronte në vendin e vet e të dërgonte në frontin e luftës një njeri me eksperiencë e të mësuar në artet marciale. Kjo, sepse shkuarja në luftë e një njeriu të papërvojë do ta dëmtonte prestigjin e vendosur të Islamit dhe mund të asgjësonte përfundimisht nderimin dhe respektin e thellë që ai gëzonte midis muslimanëve qysh nga koha e Profetit të Shenjtë. Imam Aliu shihte shanse disfate e shkatërrimi në pjesëmarrjen e kalifit Umer në këtë luftë, prandaj gjykoi se ishte në interes të Islamit që ai të mbetej në qendër. Këtë mendim të tij ai e shprehu kështu:

 

disfata jote vetjake. Muslimanët do të tronditeshin prej saj e do të largoheshin e shpërndaheshin gjithandej, sepse ushtria merr fund kur është vetë komandanti që braktis fushën e betejës. Nga ana tjetër, mosqenia e Kalifit në qendër do t’i priste gjithë shpresat për ndihma të tjera nga prapavija, dhe kjo do mund ta rrëzonte për tokë moralin e luftëtarëve”. Kjo është këshilla që është komentuar si një provë mirëkuptimi reciprok(!), ndonëse është dhënë duke u nisur nga prestigji e jeta e Islamit, që për Imam Aliun ishin më të shtrenjta se çdo gjë tjetër. Asnjë jetë e veçantë s’mund të ishte për të aq e shtrenjtë, sa ta bënte të shprehej kundër pjesëmarrjes së dikujt në luftë.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top