Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 127

 

Mbi harixhitët

 

Në besoni vërtet në mëkatën dhe shkarjen time në udhë të gabuar, pse mendoni se bashkë me mua kanë devijuar edhe pasuesit e thjeshtë të Profetit Muhammed? Pse i fajësoni dhe ata për të metat e mia dhe i quani të pafé, për shkak të mëkateve të mia? Po keni zhveshur shpatat e i përdorni vend e pa vend dhe ngatërroni ata që mëkatuan, me ata që s’kanë bërë asnjë faj! Profeti i mbyste me gurë kurorëshkelësit e martuar, pastaj vetë ai bënte lutje në varrimin e tyre e u lejonte pasardhësve të tyre t’u trashëgonin mall e gjë; i vriste vrasësit e u njihte pasardhësve të tyre të drejtën e trashëgimit; u priste dorën hajdutëve dhe rrihte me kamzhik kurorëshkelësit e pamartuar, po pastaj u caktonte pjesë nga trofetë e luftës e u lejonte të martoheshin me gra muslimane. Kështu, pra, Profeti i ndëshonte njerëzit për mëkatet që bënin, po në njëjtën kohë u përmbahej me këmbëngulje urdhrave të Zotit, dhe nuk lejonte kurrë që t’u hiqeshin të drejtat që u kishte njohur Islami, as t’u hiqeshin emrat si pasues të tij.

 

Por ju jeni më të ligjtë e të gjithë njerëzve, jeni ata që u joshën nga Djalli, që u hodhën në anën e tij e u futën në mbretërinë e tij, pa lënë prapa asnjë rrugëdalje. Dhe sa për mua, dy grupe njerëzish do shkatërrohen për shkakun tim: Ata që më duan me të tepërt, aq sa nga kjo i largohen ligjit, dhe ata që më urrejnë me të tepërt, aq sa nga kjo i largohen ligjit. Më i miri në lidhjet me mua është kush mban pozicionin e mesëm. Kështu, pra, ejani në të e bëhuni me shumicën, sepse dora e Zotit ngrihet në mbrojtje të përkrahësve të bashkimit. Ruhuni nga ndarja e veçimi, sepse i ndari nga grupi është për Djallin tamam siç është për ujkun kau i ndarë nga tufa e qeve.

 

Hapni sytë: Ai që ju fut në këtë rrugë, duhet vrarë, edhe sikur të mbajë turbanin tim rreth kokës. E sa për të dy gjykatësit, ata duhej t’i jepnin jetë gjithçkaje që pulson në Kur’an dhe t’i jepnin fund çdo gjëje që Kur’ani kërkon të shkatërrojë. Dhe ‘jeta’ do të thotë t’u përmbahesh parimeve të tij për një çështje, kurse ‘fundi’ nënkupton shkëputjen e tij prej saj. Po të na çojë Kur’ani drejt tyre, do na duhet t’u shkojmë pas; e në i sjelltë ata tek ne, do u duhet atyre të na vijnë pas. Mallkimi i Zotit rëntë mbi ju! Unë as ju kam shkaktuar ndonjë fatkeqësi, as ju kam mashtruar në ndonjë çështje, dhe as ju kam futur në ndonjë ngatërresë. Ishit ju vetë që i kërkuat me një zë të dy ata burra, kurse unë kërkova të betoheshin se nuk  do të shkelnin mbi Kur’an. Por ata u shmangën prej tij e hoqën dorë nga e drejta, ndonëse e njihnin që të dy. Kjo punë e keqe buronte prej vet zemrave të tyre, prandaj iu përkushtuan me gjithë ç’kishin, megjithëse u kishim kërkuar që të mos binin në mëkatin e opinionit e në tundimin e marrjes së vendimit më kokë të tyre, por të gjykonin me drejtësi e t’i përmbaheshin ligjit. Ata s’dëgjuan. Për pasojë, ne nuk mund të pranojmë vendimin e gjykimit të tyre.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top