Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 115

Duke kërkuar shiun

 

O Zoti im! Malet tona janë tharë dhe toka është shkrumbuar. Gjedhët tona të etuara enden të shastisura në vathat e kullotat e tyre dhe rënkojnë siç rënkojnë nënat për fëmijët e tyre të vdekur. Janë lodhur nga të shkuarit livadh më livadh, të përmallura për vende me ujë e gjelbërim.

 

O Zoti im, ki mëshirë për rënkimin e vajin e tyre dhe për mallin e përmallimin e tyre.

 

O Zoti im, ki mëshirë për hutimin e endjes së tyre e për vajtimin e stallave të tyre.

 

O Zoti im, ne Ty të jemi drejtuar, kur na kanë pllakosur vite thatësire si vargje deveshë kockë e lëkurë1118, dhe kur retë e shiut na kanë harruar. Ti je shpresa për të dëshpëruarin e ndihma për atë që e kërkon. Ty të përgjërohemi tani që njerëzit i kanë humbur shpresat, që retë na kanë lënë e bagëtia po na ngordh: Mos na kap me punët tona e mos na mbërthe me mëkatet tona, po derdhe mëshirën Tënde përmbi ne përmes reve plot me ujë, lulëzimit të ushqyer nga shiu, gjelbërimit të mrekullueshëm, dhe rrebesheve të rënda, që ia kthejnë jetën sërish gjithçkaje të vdekur e që na sjellin sërish çdo gjë të humbur!

 

O Zoti im, lëshoje shiun që na jep jetë e na flladit, dhe që na ngjall burimet e rrjedhjet e bollshme, të pastërta, të hareshme, të begatshme, fuqidhënëse e të shpërndara gjithandej. Gjelbërimi do harliset, degët do rëndohen nga frutat dhe gjethet do prarohen.

 

Përmes tij do ringjallësh më të dobtit e krijesave të Tua e do sjellësh në jetë përsëri qytetet e Tua të vdekura. O Zoti im, lëshoje shiun që të mbushë me bimësi të gjelbër pllajat tona, t’u japë lumenjve tanë vorbulla uji e viseve tona jeshillëk, pemëve bollëk e gjedhëve mbarësi, vendeve tona më të larguara lagështirë dhe zonave tona të zhuritura njomësi; jepu jetë universit tënd të mjerë e kafshëve e shtazëve të Tua, me mirësinë Tënde të pafund e me bujarinë Tënde të pamatshme. Derdhe shiun mbi ne - të paprerë, të rëndë e lagës deri në palcë; që njëra valë e tij të përplaset pas tjetrës, që njëra pikë e tij të shtyjë tjetrën, deri sa të krijojë një çurkë të vetme; që vetëtimat e reve të mos jenë të rreme; që faqet e tyre të mos jenë shterpë dhe vetëm re të bardha e të hallakatura; e që rrebeshi i tyre të mos jetë i lehtë. Vetëm kështu do lulëzojë me gjelbërim të harbuar çdo gjë e prekur nga uria e kështu do risjellë në jetë hareja e tij çdo gjë të zhuritur nga etja. Sigurisht, Ti do ta derdhësh shiun, pasi njerëzit t’i kenë humbur shpresat.

 

Dhe bashkë me të do derdhësh edhe Mëshirën Tënde, sepse Ti je Ruajtësi, je Ai që meriton të madhërohet. Shënim i Sejjid Raziut, që shpjegon shprehjet e mrekullueshme të kësaj ligjërate:

 

Fjalët e Prijësit të Besimtarëve ‘Inahat Xhibaluna’ do të thonë male që kanë marrë të plasaritura për shkak të thatësirës. Thuhet ‘Insaha es-Saub’ për diçka ose dikë që është munduar; thuhet gjithashtu ‘Insaha-an-Nabt’ ose ‘Saaha’ ose ‘Savvaha’ kur bimësia vyshket dhe thahet.

Fjalët e tij ’We Haamat Dawabbuna’ kanë kuptimin ‘i etuar’, kurse ‘Hajam’ do të thotë ‘etje’. Fjalët e tij ‘Hadabir us-Sinin’ përmbajnë shumësin e ‘Hidbaar’ dhe do të thonë ‘deve e dobësuar nga të ecurit e gjatë’. Pra, Imam Aliu krahason vitin me thatësirë me një deve të tillë. Poeti Arab Zur-Rumma ka thënë: Deveja dihat e ligur, përdhé shtrirë, Etje të zhuritur gjerb në shkretëtirë; Pret edhe përtypet. Pastaj pi pak ujë, që sërish të niset në të largëtën udhë. Në fjalët e tij ‘We La Qada-in-Rababuhe’, ‘Qada’ do të thotë ‘pjesë, fragment i vogël i reve të hallakatura andej-këndej’. Fjalët e tij ‘We La Shaffanin Zihabuhe’ janë ekuivalente me ‘Wa la Dhate Shafanin Zihabuhe’. ‘Shaffan’ do të thotë ‘erë e ftohtë’ dhe ‘Zihab’ do të thotë ‘shi i lehtë’. Ai e ka evituar fjalën ‘Dhate’ sepse nënkuptohet nga dëgjuesi.

 

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top