Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 114

 

 Lidhur me përkorjen, drojën nga Zoti dhe rëndësinë e të punuarit për botën tjetër

 

Lëvduar qoftë Ai, Që e pason lëvdatën me bujari e bujarinë me mirënjohje. Lëvduar qoftë Ai për dhuratat që na bën e sprovat ku na fut. E duam ndihmën e Tij për të na ruajtur nga zemra që u bindet gjërave të urdhëruara me ngathtësi, dhe gjërave që duhen shmangur me shpejtësi. E duam ndjesën e Tij për atë që mbulon dija e Tij e ruhet në dokumentin e Tij, i cili s’lë jashtë asnjë njohuri e s’ka asnjë mungesë. Besojmë në Zotin me besimin e atij që e ka parë të panjohurën dhe e ka marrë dhuratën e premtuar, si dhe me besimin që dëbon çdo dyshim me fuqinë e tij bindëse e largon me pastërtinë e tij çdo besim në shokë të Zotit.

 

Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Zotit, si i Vetëm Që s’ka partner. Dëshmojmë se Muhammedi është shërbëtori e Profeti i Tij, Zoti e bekoftë atë dhe pasardhësit e tij. Këto janë dëshmitë që lartësojnë vlerat e fjalës dhe shtojnë vrullin e veprimit. Balanca ku ato vihen, nuk bëhet më e lehtë dhe balanca, nga ato hiqen, nuk bëhet më e rëndë.

 

Thirrje njerëzve për përkushtim

 

O shërbëtorë të Zotit, ju këshilloj të druheni prej Zotit, Që është shtegu më i mirë për në përtej-jetë dhe garanti i rikthimit tuaj. Përmes tij do mbërrini synimin tuaj e do keni rikthim të suksesshëm. Kështu bëri thirrje dëgjuesi më i mirë dhe thirrësi shpalli e shpjegoi. Ai që ia vuri veshin për ta dëgjuar, e dëgjoi, dhe ai që e dëgjoi, mbajti mend e bëri siç i thanë. O krijesa të Zotit! Ju e dini si i ka mbrojtur frika e Zotit ata që Ai ka dashur nga gjërat e paligjshme. Ajo ua dha zemrave të tyre drojën e nevojshme për t’i kaluar netët zgjuar1108 dhe ditët në etje.

 

Ajo i bëri ta gjejnë kënaqësinë përmes mundimit dhe ujin e bollshëm përmes etjes. Ata e kanë parë të afërt vdekjen, prandaj dhe nxitojnë për punë të mira. Ata s’iu shtruan epsheve të tyre, prandaj dhe s’ia ndajnë sytë vdekjes. Kështu pra, kjo botë është vendi i vdekjes, mjerimit, ndryshimit dhe mësimit. Koha e ka ngritur krahun e saj e kosa e saj e vdekjes s’gabon në shenjë, po bën plagë që s’shërohen; ajo e helmon jetën me vdekje, shëndetin me lëngatë dhe sigurinë me ankth; është hamësja që nuk ngopet kurrë dhe pirësja që nuk e shuan etjen kurrë.

 

E sa për mjerimin, ky nis me atë që njeriu mbledh për të mos e përdorur dhe ndërton për të mos e banuar1110. Pastaj vjen koha e ai i shkon Zotit, pa marrë me vete as pasuri, as ndërtime. E sa për ndryshimin, kujtoni njerëzit që ishin për t’u mëshiruar e u bënë për t’u patur zili, apo ata që ishin për t’u patur zili e u bënë për t’u mëshiruar, sa humbën kamjen dhe i mbytën hallet. E sa për mësimin, njeriu e gjen në dëshirën që s’arriti, edhe pse ishte aq pranë realizimit, se vdekja u tregua më e shpejtë dhe ia prishi planet; për pasojë, ndodh shpesh herë që dëshira të mos plotësohet dhe që dëshiruesi të   mos kursehet. Zot i Madh! sa mashtruese janë punët e kësaj bote, sa shumë e tërbon etjen shuarja e saj me të, dhe sa shumë diell ka në hijen e saj! Ajo që afrohet1111 nuk mund të sprapset, e ai që largohet nuk kthehet më. Lëvduar qoftë Zoti, për afërsinë e të gjallit me të vdekurin, sepse njëri do shkojë tek tjetri; lëvduar qoftë Zoti për largësinë e të gjallit nga i vdekuri, se me të largon njërin prej tjetrit.

 

Sigurisht, asgjë nuk është më e keqe se e keqja, përveç ndëshkimit të saj, dhe asgjë nuk është më e mirë se e mira, përveç shpërblimit të saj. Ajo që dëgjohet në këtë botë është më e mirë sesa ajo që shikohet, ndërkohë që çdo gjë e botës tjetër është më e mirë kur shihet sesa kur dëgjohet. Pra, kënaquni me më shumë dëgjim se me të parë, si dhe me lajmin e së panjohurës. Ta dini që çka është e paktë në këtë botë dhe e shumtë në tjetrën, është më e mirë se çka është e shumtë në këtë botë dhe e paktë në tjetrën.

 

Shihni se sa shumë raste ka, kur ajo që është e paktë jep fitim, dhe ajo që është e shumtë bën dëm. A s’e shihni se ajo që ju është lejuar të bëni, është më e paktë se ajo që duhet të shmangni, dhe se ajo që ju quhet e ligjshme, është më e gjerë se ajo që ju quhet e ndaluar? Prandaj hiqni dorë nga e pakta për atë që është shumë, dhe nga ajo që është e kufizuar për atë që është e gjerë. Zoti jua ka garantuar mjetet e jetesës e ju duhet vetëm të veproni. Pra, pse të jepemi kokë e këmbë pas asaj që na është siguruar e të lëmë pa kryer për hir të saj atë që na kërkohet të bëjmë?

 

Po, për Atë Allah! Është dyshimi ai që ju ka vënë poshtë dhe e ka lëkundur sigurinë tuaj. Ankthi juaj i vërtetë është bërë gjëja e siguruar e ju s’lini gjë pa bërë që të merrni sa më shumë prej saj, aq sa keni braktisur dhe atë që kishit detyrim. Prandaj nxitoni të bëni punë të mira dhe kijeni frikë befasinë e  vdekjes, sepse nuk mund të shpresohet për rikthim të viteve, ashtu si mund të shpresohet për rikthim të mjeteve të jetesës. Çfarëdo që mund të mungojë në mjetet e sotme të jetesës, mund të shpresohet nesër, më me bollëk; por ajo që është humbur nga vitet, s’ka më shpresë të rikthehet në të ardhmen. Shpresë mund të ketë vetëm për atë që pritet që të vijë, kurse vendin e gjërave të shkuara e zë vetëm zhgënjimi. Pra, “kijeni Zotin frikë, se nga Ai duhet pasur; dhe vdisni vetëm si muslimanë.” (Kur’ani, 3:102).

 

 

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top