Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

Ligjërata 111

 

Për kujdesin që duhet patur nga kjo botë E kredhur në epshe dhe e pëlqyer për gëzimet e momentit, kjo botë është e lemerishme në ëmbëlsinë e gjelbërimin e harlisur të saj. Ajo mrekullon me gjërat e vogla të saj. Shpresat false janë qëndimat e saj e iluzionet janë zbukurimet e saj.

 

Gëzimi i saj është jetëshkurtër e mjerimi i saj është i pashmangshëm. Ajo është e rreme, e dëmshme, e paqëndrueshme, prishëse, e shtershme, me prirje rrënonjëse, makute e shkatërrimtare. Sapo përqafonjësit e saj dhe të lumturuarit prej saj arrijnë cakun e dëshirave të tyre, ajo i flak befas në mjerim. Atëhere gjendja e tyre bëhet ashtu siç e përshkruan Zoti në Kur’an: “Si uji që Ne e lëshojmë nga qielli për t’iu futur bimësisë së tokës; e kjo pastaj shndërrohet në degë të thara që era i hallakat; se Zoti ka pushtet përmbi çdo gjë.” (Kur’ani, 18:45).

 

Asnjë njeri nuk gjen gëzim nga kjo botë, se veç lot i vijnë prej saj; askush s’i gëzon dot të mirat e saj përjetë, se vjen një kohë kur do ndeshet patjetër me të ligat e saj. Askush nuk pret prej saj ndonjë shi të lehtë paqëtimi, sepse mbi këdo do derdhet i vrullshëm rrebeshi i rëndë i mjerimit. Është në natyrën e saj që të të japë mbështetje në agim, dhe të mos të të njohë fare më të errur. Nëse njëra anë e saj është e ëmbël dhe e pëlqyeshme, tjetra është e hidhur dhe plot brenga.

 

Askush nuk shijon kënaqësi nga freskia e saj, askujt nuk i kursehet helmi i përballjes me lojën e saj, dhe askush nuk mund ta kalojë mbrëmjen mbështjellur nën krahët e paqes, pa patur kaluar kalvarin e ankthit gjith’. mëngjesin.

 

Ajo është e gënjeshtërt dhe çdo gjë e saj është veç truk. Ajo prishet shpejt dhe çdo gjë e saj është e destinuar të vdesë. Nuk ka gjë të mirë në ç’jep ajo, përveç kur të jep rast për punë të devotshme. Ai që merr pak prej saj, mbledh shumë nga ajo që të jep siguri, dhe ai që merr shumë prej saj, mbledh shumë nga ajo që të shpie në mjerim. Vjen koha dhe të gjithë ndahen nga ç’kanë mbledhur në të. Sa shumë njerëz janë mbështetur mbi to e vuajtën për to. Sa shumë njerëz ndiheshin të qetë me to e ato u dhanë shtymën. Sa shumë njerëz ndiheshin dinjitozë me to e ato i çnderuan. Dhe, sa shumë njerëz ishin krenarë për to e ato i mbuluan me turp.

 

Sjellja e saj është e ndryshueshme. Jeta që ajo jep është e ndyrë. Uji i saj i ëmbël është i helmët. Embëlsia e saj është si e mirrhas. Ushqimi i saj është i molepsur. Mjetet e saj janë të pafuqishme. Jeta në të është nën sulmet e vdekjes. Shëndeti në të shndërrohet në lëngatë. Mbretërimi i saj është caktuar të shembet. Ai që ndihet i fuqishëm në të, ka me vete farën e disfatës. Ai që është pasuruar në të, do përballet me rrënimin. Në të, fqinjët kërcënohen nga grabitja.

 

A nuk jeni duke banuar ju në shtëpitë e atyre që ishin përpara jush? Të atyre që ishin më të moshuar dhe që kanë lënë pas gjurmët më të mira? Të atyre që ambiciet i kishin më të mëdha, numrin më të shumtë e ushtritë më të fuqishme? Sa shumë iu përgjëruan ata kësaj bote dhe sa shumë vend i dhanë, mbi çdo gjë! Pastaj e lanë, pa marrë me vete asgjë që do mund t’i ndihmonte për t’ia dalë mbanë, dhe pa asnjë mjet, prijës apo mundësi, që do t’ua bënte udhëtimin më të lehtë.

 

Keni dëgjuar njeri t’ju thotë që bota ka qenë të paktën një herë aq bujare, sa t’i paguajë çmimin e çlirimit1093, ose t’i ketë dhënë ndonjë mbështetje e t’i ketë siguruar shoqëri të mirë dhe të dhembshur? Përkundrazi! Ajo i futi të gjithë në telashe, i bëri të pafuqishëm me anë të mjerimeve, i mbajti nën frikën e përhershme të katastrofave, i flaku përdhé, në baltë, i dërrmoi me thundrat e saj dhe u ndihmoi trilleve të kohës kundër tyre.

 

Ju e keni parë me ç’ftohtësi i ka pritur ajo ata që iu afruan, e fituan dhe e përvetësuan, sapo erdhi koha të ndaheshin prej saj njëherë e përgjithmonë. A u dha ajo zahiré tjetër, përveç zisë së bukës? A i vuri të rrinë në vende më të bollshme, sesa ç’u dha në të vërtetë? A u dha dritë në vend të errësirës?

 

A u dha tjetër gjë,  veç pendimit, në ditët e tyre të fundit? Kjo është ajo, që ata e lakmuan aq shumë? Ajo, me të cilën ata mbetën të kënaqur dhe për të cilën kanë patur kaq shumë lakmi e dëshirë? Sa e pabesë u tregua kjo banesë e tyre për ta1094! As që mund ta mendonin të ishte kështu, kaq e lemerishme!

 

Ju duhet ta dini, si e dini në fakt, se do t’ju duhet ta lini këtë botë e të ndaheni prej saj. Sa kohë jeni në të, pranoni mësime vetëm nga ata ‘që s’njohin tjetër, veç rregullin e më të fortit’1095 në këtë jetë, ndonëse i shikonit edhe ata tek shkonin në varreza, jo vetëm për të tjerët, sigurisht.

 

Dhe mbeteshin në varre edhe ata, po aspak si vizitorë. Edhe për ta u bënë gropa midis dheut të zi e u përgatitën qefine prej pluhurit të tij. Fqinjët e tyre tashmë janë bërë kocka më të vjetra, e nuk i kthejnë përgjigje asnjë vizitori, as u shmangen brengave më, as e kanë më mendjen në procesionet e panumërta funerale.

 

Ata nuk ndihen të lumturuar kur i lag shiu e as dëshpërohen kur bie zi buke. Janë bashkë të gjithë, e secili më vete. Janë pranë e pranë, por s’takohen dot. Janë të duruar dhe s’kanë urrejtje. Janë injorantë dhe nuk bëjnë më dot të liga. Aty s’njihet më frika e telasheve dhe as shpresa që të shmangesh prej tyre. Aty ndërrohet shpina e dheut me barkun e tij, vendi i bollshëm me ngushticën, familja me vetminë dhe drita me terrin.

 

Aty vihet ashtu siç iket prej andej - me këmbët zbathur e trupin zhveshur. Prej këtej nisemi drejt jetës së përtejme e drejt shtëpisë së përjetshme, duke marrë me vete veç ç’kemi bërë, ashtu si ishte Vullneti i Zotit: “Ashtu siç e bëmë krijimin e parë, ashtu do ta rikthejmë. Ky është premtimi që kemi bërë e që Ne po e mbajmë.” (Kur’ani, 21:104).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top