Ebu Musa el-Esh’ariut, në përgjigje të letrës së dërguar prej tij nga vendi ku u bë arbitrimi. Sejjid bin Jahja Enevi e përmend këtë letër në Kitab ul Meghazi.
Shumë njerëz u largohen të mirave të përhershme të jetës tjetër, ngaqë i mëgjunjen kësaj bote e flasin me pasion. Njerëzit që bëjnë kështu, mashtro jnë vetveten, e kjo më habit shumë. Përpiqem të gjej shërim për këtë plagë të tyre, që kam frikë se po shkon drejt trombozës. Ju e dini që s’ka tjetër më të pangopur se unë me bashkimin e njerëzve të Muhammedit e me solidaritetin e tyre. Dhe vetëm përmes tyre e kërkoj unë shpërblimin e mirë dhe rikthimin në vendin e nderuar.
Unë do ta përmbush zotimin e marrë, edhe sikur të ktheheni mbrapsht nga pozicioni i shëndoshë, që kishit kur u ndamë së fundi. Ai, të cilit i është mohuar bekimi i dobisë nga mençuria dhe përvoja e tij, duhet të ndihet vër tet i mjerë. Indinjohem kur flitet shtrembër apo kur keqësohet diçka, së cilës Zoti i kishte dhënë shëndet përmes Islamit. Prandaj hiq dorë nga nxjerrja e përfundimeve nga gjëra të keqkuptuara, sepse njerëzit e mëkatit do përpiqen të të joshin në mëkat. We’s-selam.