75. Letër

 

Mu’avies, shkruar pak pasi Imam Aliu mori betimin e besnikërisë. El-Wakidiu e përmend këtë dokument në veprën e tij ‘Libri i Xhemelit’

 

Nga shërbëtori i Zotit Aliu, Prijës i Besimtarëve, Mu’avies, birit të Ebu Sufianit. Ju i njihni qëndrimet e mia ndaj njerëzve tuaj e mënjanimin tim nga ju, deri sa ndodhi ajo që ishte e pashmangshme e që s’mund të parandalohej.

 

Kjo histori është e gjatë e për të mund të thuhen shumë. Ajo që duhej të ndodhte ka ndodhur dhe ajo që duhej të vinte ka ardhur. Prandaj, kërkoju njerëzve tuaj besnikëri ndaj meje dhe ejani këtu me një përfaqësi të tyre.