Mundhir bin Xherud el-Abdiut, për abuzimet me gjëra që i ishin dhënë në administrim
Më gënjyen sjelljet e mira të atit tënd e mendova se do ndiqje dhe ti të njëjtën rrugë e do shkëlqeje më tej virtytet e tij. Por dëgjoj se s’po heq dorë nga pasionet e s’po vë mënjanë zahiré për botën tjetër, por jepesh pas kësaj bote, duke rrënuar jetën tënde të përjetshme, dhe u bën favore të afërmve të tu, duke dhunuar Besimin tënd.
Në qoftë e vërtetë ç’kam dëgjuar, do jetë më e mirë se ti edhe de veja më kërmë e tufës tënde, dhe do vlejë më shumë se ti edhe sholla e këpucëve të tua. Njeriu me cilësi si të tuat nuk është i dobishëm as për mbushjen e një grope me dhé, as për kryerjen e ndonjë pune tjetër, as për lartësimin e pozicionit të tij, as për t’u pranuar partner në çështje me rëndësi, dhe as për t’i besuar diçka pa patur frikë mos e shpërdor. Pran daj, eja tek unë me të marrë këtë letër, me vullnet të Zotit.
Shënim i Sejjid Raziut: Mundhiri është ai, për të cilin Prijësi i Besimtarëve ka thënë: Shikon dendur mbi supe, ndihet krenar për veshjen dhe e heq pluhurin nga këpucët duke u fryrë.