Shal bin Hunejf el-Ensariut, governator i Medinës, lidhur me disa qytetarë të tij që kishin kaluar në anën e Mu’avies.
Mora vesh që disa Medinas kanë kaluar fshehurazi tek Mu’avia. Mos u mërzit që i humbe si numër e që s’do t’i kesh për ndihmë këtej e tutje. Kujto vetëm që shkuan në anën e të keqes e që ke shpëtuar prej tyre. Ata u larguan nga porositë dhe e vërteta, dhe rendën drejt verbërisë e injorancës. Ata janë kërkues të kësaj bote dhe ecin drejt saj e hidhen në krahët e saj, ndonëse e kanë njohur drejtësinë dhe e kanë parë e vlerësuar. Ajo që ata s’pëlqejnë tek ne, është barazia e përgjithshme në çështje të së drejtës.
Pra, ikin drejt egoizmit dhe anësisë. Leri të na rrinë sa më larg. Për Allah, ata s’u arratisën, sepse pësuan padrejtësi dhe kërkojnë dre jtësi. Zoti bëftë ymër e na ndihmoftë në vështirësitë e rrugëve të Tij e për lehtësimin e problemeve që krijojnë këto ngjarje.
We’s-selam.