Shkruar Selman Farsiut, përpara marrjes së Kalifatit nga Imam Aliu
Shembulli i botës është si i gjarprit, i cili është i butë në të prekur, por helmin e ka vdekjeprurës. Prandaj, mbajeni veten larg çdo gjëje që duket e mirë, sepse pak kohë do rrijë me ju; mos u dëshpëroni për të, sepse është e sigurtë që një ditë do ndahet prej jush e se faktorët e saj janë të paqën drueshëm; dhe shmangeni, sidomos kur ta ndjeni më shumë joshjen e saj, sepse bota e bën ankth sigurinë, sa herë njeriu ndihet në siguri.