Kasem bin Abbasit, governator i Mekës
Përgatiti njerëzit për Haxhxh e kujtoju ditët që i duhen kushtuar Zotit. Ulu e rri me ta nga mëngjesi në mbrëmje. Shpjegoja ligjin kujt e kërkon, më soje të paditurin dhe diskuto me të mësuarin. Mos prano ndërmjetës mes teje e njerëzve, përveç gjuhës tënde, dhe as rojtar, përveç fytyrës tënde518. Mos pengo asnjë nevojtar të të takojë, se në iktë zemërthyer nga dera jote herën e parë, kjo nuk do të të sjellë lëvdata, edhe sikur t’ia plotësosh më vonë nevojën.
Kujdesu për fondin e mbledhur në thesarin publik dhe shpenzoje për njerëzit familjarë, për të mjerët, për ata që vuajnë nga uria dhe janë të zhveshur, si dhe për planet e tua. Pastaj dërgo tek ne ç‘të mbetet, për t’ua shpërndarë nevojtarëve të kësaj ane. Kërkoju banorëve të Mekës të mos u vënë taksa të ardhurve, sepse Zoti i Lavdishëm “...e ka bërë (Xhaminë e Shenjtë) të barabartë, si për banorin e atjeshëm, edhe për vizitorin.” (Kur’ani, 22:25).
Këtu ‘Akif’ do të thotë ‘vendas’, kurse ‘Badi’ do të thotë ‘ai që vjen për Haxhxh nga jashtë Mekës’. Zoti na dhëntë neve dhe juve aftësinë për të fituar dashurinë e Tij.
We’s-selam.