65. Letër

 

Mu’avies

 

Është koha e funditI që mund të përfitoni prej njohjes së gjendjes së qartë të gjërave kryesore. Ju keni përshkuar të njëjtën rrugë të etërve tuaj, duke nxjerrë pretendime që nuk qëndrojnë, duke përhapur mendime false e të pavërteta dhe duke kërkuar për vete atë që është shumë më lart se ju e që s’është caktuar për ju; sepse ju doni t’i largoheni së drejtës e të dilni mbi atë që është lidhur më shumë pas mishit dhe gjakut tuaj, e që është çdo gjë që ka nanurisur veshët tuaj e ka mëkuar zemrën tuaj.

 

Po kur hiqet dorë nga e drejta, nuk mbetet tjetër, veç çoroditjes së pastër, dhe kur lihet pas dore fakti i qartë, nuk mbetet gjë tjetër, veç  pështjellimit. Pra, ruhuni nga dyshimet e pasojat e këqija të çoroditjes, sepse ka kohë që djallëzia ka hedhur rrënjë në gjoksin tuaj e sytë tuaj janë errur fare nga terri. E mora letrën tuaj plot thënie të çuditshme e pa logjikë, që i shuajnë shpresat për paqe e nuk dëshmojnë dije, as vetëpërmbajtje. Po të niset njeriu prej tyre, ju jeni si ai që gëlltitet pak nga pak në gropat moçalore, apo si ai tje tri që ecën symbyllur në vend të errët. Ju e ngrini veten në nivele, të cilave s’u afrohet dot njeri, pa patur për to krahë e shenja.

 

As qifti mbretëror s’arrin dot në to, aq lart janë, deri pranë yllit Ejuk. Zoti mos e dhëntë që fatet e njerëzve të mbeten në duart tuaja, tani që kalifati erdh’ tek unë, apo që unë të dekretoj sundimin tuaj mbi ndokënd. Pra, ruajeni veten tani e tutje dhe hapni sytë, se pacipëria juaj mund t’i shtyjë besn ikët e Zotit t’ju vërsulen. Atëhere do t’ju mbylleshin hesapet për fare e ajo që mund t’ju pranohej sot, s’do mund të pranohet dot nesër.

We’s-selam.