Përgjigje Mu’avies
Sigurisht që ne e ju kemi patur marrëdhënie të përzemërta, siç shpre heni ju. Por ditën kur ne pranuam Besimin që ju e refuzuat500, mes nesh e jush u hap një humnerë. Sot është po ajo gjendje e ne mbetemi të palëkun dur501, kurse ju intrigoni. Ata nga ju që u futën në Islam, nuk u futën se kishin dëshirë, por sepse drejtuesit tuaj u bashkuan me të Dërguarin e Zotit. Ju keni thënë se paskam vrarë Talhain e Zubeirin, se e kam nxjerrë Aishen me përdhunë nga shtëpia, dhe se kam mbjellur grindje ndërmjet dy qyteteve502. IKëto janë gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me ju e që juve s’ju bëjnë as mirë, as keq. Prandaj s’është nevoja të jap shpjegime lidhur me to. Thoni dhe se po niseni për tek unë me një grup muhaxhirësh e en sarësh, ndonëse Hixhreti ka marrë fund ditën që vëllai juaj ra në burg. Po në e keni vërtet me ngut, prisni dhe pak, se vij unë t’ju takoj, e kjo po, që ka kuptim, sepse Zoti ma ka caktuar mua t’ju ndëshkoj. E nëse vini ju më parë, atëhere do ta kuptoni çfarë ka dashur të thoshte ai poeti i Beni Esedit, kur shprehej.
O ti, që këmbëngul të nisesh midis stuhive të beharit,
mbi sy do kesh dhén,
e gur s’do kesh te kok’ e varrit …
Se e kam ende atë shpatën, me të cilën dërgova në të njëjtin vend gjyshin tuaj, dajon tuaj dhe vëllain tuaj. Për Atë Zot! Njiheni veten se kush jeni! Zemra juaj është bërë e ngushtë e urtësia juaj ka marrë fund. Nuk ka dyshim që keni kapur majën e rrezikshme të mëkatit e që do rrëzoheni pashmangshmërisht prej saj.
E kjo do t’ju çojë drejt e në Skëterrë, sepse kërkoni gjëra që i kanë humbur tjetërkujt, përkujdesni bagëtinë e dikujt tjetri dhe lakmoni gjëra që s’janë tuajat e me të cilat nuk keni asnjë lidhje. Sa larg i keni fjalët nga veprat, sa shumë u ngjani xhajave e dajave tuaj, që mëkatimi e besa me Shejtanin i hodhën kundër Muhammedit e që u vranë, për pasojë, siç e dini dhe ju vetë.
S’mundën ta mbronin veten, as çështjen, së cilës i dolën zot, nga goditjet e vrullshme të shpatave që vringëlluan ndër beteja e që kanë mbetur ato që ishin dhe sot e kësaj dite. Ju keni thënë shumë gjëra për vrasjen e Uthmanit. Pranoni një herë ç’pranuan dhe të tjerët, pastaj kërkomëni verdikt. E unë do ta zgjidh çështjen në mes jush e tyre mbi bazën e Librit të Zotit. Ajo që ju kërkoni është thjesht një biberon, si ai që rren bebet ditët e para pas prerjes së gjirit. Paqe pastë mbi atë që e meriton.