63. Letër

 

Shkruar Ebu Musa el-Esh’ariut, governatorit të Kufas, kur u informua se po u mbushte mendjen banorëve të Kufas të mos i përgjigjeshin thirrjes së tij për të marrë pjesë në betejën e Xhemelit

 

Nga shërbëtori i Zotit, Imam Aliu, Abdullah bin Kejsit. Kam dëgjuar për ca fjalë tuajat që flasin pro, por dhe kundër jush. Kur ju vjen lajm prej meje, duhet të gatiteni e të rrini në pritje, duke dalur nga foleja e duke thirrur ata që keni nën urdhër. Nëse bindeni edhe ju vetë për të vërtetën, bëhuni gati e nisuni, e nëse keni frikë, rrini mënjanë. Për Allah, ju do të kapeni kudo të ndodheni e s’do kurseheni, deri sa të rrënoheni me rrënjë dhe çdo gjë juaja të hallakatet e ju ta lini atë post.

 

Pas kësaj është për të patur frikë nga ç’ju pret, më shumë se prej asaj që pësuat Ajo që ju shpresoni nuk është aq e thjeshtë, sepse është një mjerim i vërtetë. Do na duhet t’i cysim devetë e saj, t’i kaptojmë pengesat e saj dhe t’i sheshojmë malet e saj. Mblidheni mendjen, diluni zot punëve dhe merito jeni fatin e pjesën tuaj. Në qoftë se nuk ju pëlqejnë, shkoni atje ku s’jeni dhe aq i mirëpritur, por që, prapë, s’i shpëtoni dot. Më mirë mbylluni diku vetëm e shtrihuni të flini. Atëhere s’do t’ju pyesë kush se ku jeni dhe ç‘bëni: Për Allah, ky është trajtimi që i shkon një të tilli sipas së Drejtës; dhe me kaq, t’i japim fund.

 

We’s-selam