61. Letër

 

Kumejl bin Ziad Nekha’iut, governator i Hitit, duke shprehur pakënaqësi për paaftësinë e tij në pengimin e forcave të armikut, që mësynë territoret e tij dhe i plaçkitën

 

Kur lë pas dore diçka që është në përgjegjësisë tënde e detyrën tënde e bëjnë të tjerët, kjo dëshmon dobësi të qarta dhe qëndrim me pasoja të rrezik shme. Dëshira për të marshuar mbi Kirkisi, duke e lënë provincën tuaj në mëshirën e ushtrive armike, nuk mund të mos më japë përshtypjen e një mendimi të mbrapshtë.

 

Në këtë mënyrë, i keni shërbyer armikut si një urë, mbi të cilën kalon e plaçkit aleatët tuaj; kurse vetë armët tuaja janë të dobë ta dhe s’keni rreth e qark njeri që t’ju bindet. Ju nuk mundët ta pengonit përparimin e armikut, nuk mundët ta thyenit fuqinë e tij, nuk mundët ta mbronit popullin e vendit tuaj dhe s’mundët t’i përmbushnit detyrat tuaja në emër të Imamit tuaj.