Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

6. Letër

 

Mu’avie bin Ebu Sufianit

 

Të njëjtët njerëz që u betuan për besnikëri para Ebu Bekrit, Umerit e Uthmanit, ma dhanë dhe mua besën e tyre,

(Ndonëse populli i Medines iu betua njëzëri Imam Aliut për besnikëri, Mu’avia re fuzoi t’i nënshtrohej zgjedhjes së tij. Ai e kishte shumë të qartë rrezikun serioz që paraqiste kjo gjë për pushtetin e tij. Për t’iu kundërvënë kalifatit të Imam Aliut, ai trilloi pretek-stin se zgjedhja nuk ishte miratuar njëzëri, prandaj duhej prapësuar e përsëritur, duke e ditur që kalifati që kishte nisur traditën e zgjedhjes, kishte qenë rezultat i vendimit të një përfaqësie e jo i ndonjë votimi të përgjithshëm, nga i cili do mund të dilte si një produkt zgjedhjesh të përgjithshme. Në fakt, vendimi i përfaqësisë u shpall si zgjedhje e të gjithë popullit dhe, si e tillë, iu imponua të gjithë popullit.

Kjo praktikë krijoi rregullin, sipas të cilit duhej pranuar që ai që zgjidhte paria e Medinës përfaqësonte vullnetin e gjithë botës islame. Pas kësaj nuk lejohej asnjë njeri që të ngrinte proble min e pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes së tij në zgjedhje. Vendosja e këtij rregulli provon qartë se Mu’avia nuk kishte të drejtë të propozonte zgjedhje të reja e të refuzonte dhënien e besn ikërisë; përveç kësaj, kishte qenë vet ai që kishte pranuar kalifë që kishin qenë zgjedhur vetëm nga një pjesë e njerëzve më të rëndësishëm të Medinës. Kjo është arsyeja, pse Imam Aliu kujton në letër praktikën tashmë zyrtare të zgjedhjeve, duke shtjelluar gjerë e gjatë aspektet e ndryshme të saj e duke zbuluar, edhe në këtë pikëpamje, falsitetin e pretendimit të tij për pavlefshmërinë e ka lifatit të Imam Aliut. Thelbi i kësaj metode është të debatosh mbi bazën e premisave të gabuara, që i pranon vet kundërshtari, në mënyrë që të shteren të gjitha mundësitë e tij për të argumentuar, dhe të vërtetohet qartazi absurditeti i qëndrimeve të tij.

 

 Në fakt, Imam Aliu nuk e kishte pranuar asnjë herë të vetme kriterin e zgjedhjes së kalifit nëpërmjet këshillimit me njerëz të caktuar apo me anë të një votimi të përgjithshëm. Po të ishte ndryshe, do ta kishte gjykuar njëzëshmërinë e votës si argument të mjaftueshëm për korrektësinë e zgjedhjes së kalifëve të tjerë, që thuhet se kanë patur miratimin unanim të muhaxhirëve e ensarëve. Për pasojë, do t’i kishte pranuar dhe ai. Por është fakt që s’mund të mohohet, se ai nuk ka pranuar të bënte betimin e besnikërisë mbi dorën e Kalifit të Parë. Imam Aliu gjykonte se këto metoda të sajuara të zgjedhjes së kalifit nuk mund të ishin kritere të ligjshmërisë së tij, prandaj nuk reshti së kërkuari me këmbëngulje të drejtën e tij, duke u bazuar në thëniet dhe veprat e Profetit.

 

Por ta shtroje problemin në këtë mënyrë, duke bërë argument diskutimi të drejtën e tij mbi kalifatin, do të thoshte t’u hapej dera zvarritjeve e replikave të pafundme. Prandaj, në krye duheshin përdorur argumentet e konceptet e Mu’avies, në mënyrë që të shmangej çdo mundësi për keqinterpretim apo ndërlikim të mëtejshëm të problemit. Në fakt, qëllimi i vërtetë i Mu’avies ishte pikërisht stërzgjatja e situatës së krijuar, derisa të gjente mbështetjen që i nevojitej për pretendimet e tij.) duke gjykuar me të njëjtën logjikë, që përdorën dhe për ta. Sipas saj, të pranishmit në zgjedhje nuk e kanë më të drejtën që ta rishikojnë rezultatin e saj dhe ata që nuk janë të pranishëm s’e kanë të drejtën e refuzimit;

( Të rezultatit të zgjedhjes. Bëhet fjalë për kriteret e zgjedhjes së kalifit me votim të përgjithshëm, që ishin respektuar edhe në raste të tjera të ngjashme e që do duheshin respektuar edhe për rastin e zgjedhjes së Imam Aliut (në rast se edhe zgjedhja e tij si kalif do duhej parë si e përgjithshme).) ndërkohë, këshillimi u rezervohet vetëm muhaxhirëve dhe ensarëve: Kur ata merren vesh ta pranojnë dikë për kalif, kjo duhet gjykuar si pëlqim i Zotit;

(Bëhet fjalë për zgjedhjen e kalifit nga një përfaqësi muhaxhirësh dhe ensarësh, gjë që mund të thuhet se është respektuar dhe në rastin e Imam Aliut, sepse zgjedhja e tij kalif u bë në prani të en sarëve e të muhaxhirëve. Kjo skemë zgjedhjesh ishte zbatuar edhe më parë në raste të tjera, prandaj duhej respektuar edhe këtë radhë. Për pasojë, zgjedhja e Imam Aliut në krye të kalifatit duhej shikuar si rezultat i një procesi zgjedhor identik me të mëparshmit.) nëse zgjedhjen e kundërshton ndokush për shkaqe personale apo se do që të përsëritet, janë ata që duhet ta kthejnë në udhën e mbarë; e nëse ndokush nuk pranon të bindet, janë prapë ata që duhet ta luftojnë, si ndjekës të një rruge të ndryshme nga ajo që zgjo dhën besimtarët, duke ia lënë Zotit që ta kthejë atje nga u nis. ( Pra, në humbje, në rrugën paraislame të përçarjes dhe padijes.)

 

 Për Atë Zot, o Mu’avie, në qoftë se do ta vësh trurin në punë me qetësi e pa pasion, do shohësh se jam më i pafajshmi nga të gjithë në lidhje me gjakun e Kalifit, e do kuptosh se kam qenë krejt i shkëputur prej tij; veç në do të mbyllësh sytë ndaj asaj që është e qartë dhe e njohur botërisht. Pastaj, në daç hidhu në dhunë të egër, e t’i japim fund kësaj pune.

 

 

(Ndonëse populli i Medines iu betua njëzëri Imam Aliut për besnikëri, Mu’avia re fuzoi t’i nënshtrohej zgjedhjes së tij. Ai e kishte shumë të qartë rrezikun serioz që paraqiste kjo gjë për pushtetin e tij. Për t’iu kundërvënë kalifatit të Imam Aliut, ai trilloi pretek-stin se zgjedhja nuk ishte miratuar njëzëri, prandaj duhej prapësuar e përsëritur, duke e ditur që kalifati që kishte nisur traditën e zgjedhjes, kishte qenë rezultat i vendimit të një përfaqësie e jo i ndonjë votimi të përgjithshëm, nga i cili do mund të dilte si një produkt zgjedhjesh të përgjithshme. Në fakt, vendimi i përfaqësisë u shpall si zgjedhje e të gjithë popullit dhe, si e tillë, iu imponua të gjithë popullit. Kjo praktikë krijoi rregullin, sipas të cilit duhej pranuar që ai që zgjidhte paria e Medinës përfaqësonte vullnetin e gjithë botës islame. Pas kësaj nuk lejohej asnjë njeri që të ngrinte proble min e pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes së tij në zgjedhje. Vendosja e këtij rregulli provon qartë se Mu’avia nuk kishte të drejtë të propozonte zgjedhje të reja e të refuzonte dhënien e besn ikërisë; përveç kësaj, kishte qenë vet ai që kishte pranuar kalifë që kishin qenë zgjedhur vetëm nga një pjesë e njerëzve më të rëndësishëm të Medinës. Kjo është arsyeja, pse Imam Aliu kujton në  letër praktikën tashmë zyrtare të zgjedhjeve, duke shtjelluar gjerë e gjatë aspektet e ndryshme të saj e duke zbuluar, edhe në këtë pikëpamje, falsitetin e pretendimit të tij për pavlefshmërinë e ka lifatit të Imam Aliut. Thelbi i kësaj metode është të debatosh mbi bazën e premisave të gabuara, që i pranon vet kundërshtari, në mënyrë që të shteren të gjitha mundësitë e tij për të argumentuar, dhe të vërtetohet qartazi absurditeti i qëndrimeve të tij. Në fakt, Imam Aliu nuk e kishte pranuar asnjë herë të vetme kriterin e zgjedhjes së kalifit nëpërmjet këshillimit me njerëz të caktuar apo me anë të një votimi të përgjithshëm. Po të ishte ndryshe, do ta kishte gjykuar njëzëshmërinë e votës si argument të mjaftueshëm për korrektësinë e zgjedhjes së kalifëve të tjerë, që thuhet se kanë patur miratimin unanim të muhaxhirëve e ensarëve. Për pasojë, do t’i kishte pranuar dhe ai. Por është fakt që s’mund të mohohet, se ai nuk ka pranuar të bënte betimin e besnikërisë mbi dorën e Kalifit të Parë. Imam Aliu gjykonte se këto metoda të sajuara të zgjedhjes së kalifit nuk mund të ishin kritere të ligjshmërisë së tij, prandaj nuk reshti së kërkuari me këmbëngulje të drejtën e tij, duke u bazuar në thëniet dhe veprat e Profetit. Por ta shtroje problemin në këtë mënyrë, duke bërë argument diskutimi të drejtën e tij mbi kalifatin, do të thoshte t’u hapej dera zvarritjeve e replikave të pafundme. Prandaj, në krye duheshin përdorur argumentet e konceptet e Mu’avies, në mënyrë që të shmangej çdo mundësi për keqinterpretim apo ndërlikim të mëtejshëm të problemit. Në fakt, qëllimi i vërtetë i Mu’avies ishte pikërisht stërzgjatja e situatës së krijuar, derisa të gjente mbështetjen që i nevojitej për pretendimet e tij.)

 

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top