59. Letër

 

 Eswed bin Katibes, governator i Hulvanit

 

Kur veprimet e një governatori ndjekin pëlqimet e tij, ai pengohet se riozisht në ushtrimin e drejtësisë. Njerëzit duhet të jenë të barabartë përpara teje në çështjet e së drejtës, se drejtësia nuk mund të ketë padrejtësinë pjesë të saj. Shmange atë që s’do ta pëlqeje për vete. Ushtrohu në atë, çka Zoti ta ka bërë të detyrueshme, duke shpresuar shpërblimin e Tij e duke iu trembur ndëshkimit të Tij.

 

Dije që kjo botë është vend prove: Kushdo që shpenzon këtu një orë të kohës së tij kot, do ta qajë me lot të hidhur Ditën e Gjykimit. Asgjë që s’mbështetet në të drejtën s’të jep dot kënaqësi të përjetshme. Është detyra jote të mbrohesh e kujdesesh sa më shumë për shtetasit e tu. E mira që fiton kështu është mjaft më e madhe se ajo që fitojnë të tjerët.

Wes-selam