58. Letër

 

 Drejtuar popullsive të vendeve të ndryshme, duke përshkruar se çfarë ndodhi në Siffin midis Imam Aliut dhe palës tjetër

 

Kështu pra, ndodhi që ne dhe sirianët u ndeshëm në një luftë, megjithëse besojmë në të njëjtin Zot e në të njëjtin Profet dhe mesazhi ynë Islam është i njëjtë. Ne s’donim t’u shtonim gjë tjetër në besimin tek Zoti dhe në njohjen e Profetit të Tij, as ata nuk donin të na shtonin gjë të tillë. Gjithçka e kishim të njëjtë, ndryshonin vetëm mendimet tona për çështjen e gjakut të Uthmanit, ndonëse ne s’kemi të bëjmë me të. Ne i këshilluam të prisnin sa të qetësohej gjendja, duke e vonuar kohën e përplasjes e paqësuar njerëzit, që punët të kullonin e zinin vend e ne të gjenim fuqi e aftësi për t’i zgjidhur problemet ashtu si duhet.

 

Por, sipas tyre, problemin mund ta zgjidhte vetëm lufta. Për pasojë, s’e pranuan ofertën tonë e lufta nderi krahët e erdh’ e u ul mu midis nesh. Flakët e saj u ngritën të furishme. Kur kërdia e saj na kishte goditur ne e ata bashkë dhe çapojtë e saj na ishin ngulur mirë neve e atyre, ata e pranuan këshillën që u kishim dhënë. Dhe ramë dakord propozimin e tyre e nxituam të plotë sonim kërkesën e tyre. Kështu u qartësua çdo gjë për të gjithë dhe s’mbeti më shfajësim për ta. Pra, Zoti do shpëtojë nga rrënimi këdo që na bashkohet, dhe do shpjerë në humbje këdo që ngulmon484 e bëhet kokëfortë. Për Allah, sytë e të tillëve do mbeten të verbër përgjithnjë dhe mbi kokat e tyre do rrinë varur ndëshkime të përjetshme.