56. Qarkore

 

Kur Imam Aliu caktoi Shurejh bin Haniun në krye të pararojës që marshonte drejt Sirisë, lëshoi për të një qarkore me udhëzime

 

Ki frikë nga Zoti çdo mëngjes e mbrëmje, qëndro i vetëdijshëm për mashtrimin e kësaj bote dhe mos i jep besim në asnjë rast. Se nëse frika e pësimit s’të bën të përmbahesh nga gjëra që i do, pasionet do të të flakin në dete rreziqesh. Prandaj, frenoje e mbroje veten tënde dhe shtype e vraje mllefin tënd.