55. Letër

 

Mu’avies

 

Zoti e bëri këtë botë për ç’do të ndodhë pas saj e për të parë cili nga banorët e saj vepron e sillet mirë. Ai s’na ka krijuar për këtë botë, as na ka urdhëruar të mundohemi për të. Do rrimë në të aq sa duhet për të përballur sprovën e caktuar. Kështu, Zoti më ka vënë në sprovë përmes jush, siç ju ka vënë ju në sprovë përmes meje, duke e bërë secilin nga ne argument e shfajësim të tje trit. Ju i vërsuleni kësaj bote duke e shtrembëruar Kur’anin e më kërkoni shpjegime për gjëra, për të cilat s’përgjigjen dot as dora, as gjuha ime. Ju me kalemxhinjtë e sirianët tuaj më fajësoni e ndërseni të paditurit, ndërkohë që kush rri ndenjur ndërsen kë rri më këmbë. Kini frikën e Zotit dhe mos e lini Djallin t’ju drejtojë.

 

Kthejeni fytyrën drejt botës tjetër, se për atje shpien udhët tona, dhe bëni kudjes se mos Zoti ju ndëshkon krejt papritur, jua than rrënjët fare e ju pret e flak tutje së bashku me degët. E ju betohem, për Atë Zot, me një betim të pathyeshëm: Nëse fati do na bëjë të dyve bashkë, do t’ju përball pa asnjë ngurrim, “derisa Zoti të gjykojë midis nesh; e Ai është gjykatësi më i mirë.”  (Kur’ani, 7:87).

 

 

56. Qarkore