52. Letër

 

Governatorëve e nëpunësve të vendeve të ndryshme lidhur me lutjet

 

Ta falni namazin e drekës tok me të tjerët kur të zgjatet hija e gardhit të vathës së dhive sa vetë gardhi. Faleni namazin e iqindisë tok me ta kur dielli është ende lart e ka mbetur ditë aq sa duhet për të përshkuar distancën dy farsakh. Faleni namazin e akshamit kur agjëruesi mbyll agjërimin dhe pelegrini kthehet nga Arafati. Faleni namazin e jacisë bashkarisht pasi bie terri e deri në një të tretën e natës. Thuajeni lutjen e mëngjesit të gjithë bashkë, sapo njeriu të nisë të shquajë fytyrën e tjetrit pranë tij. T’i thoni lutjet bashkë me njerëzit e barabar me më të pafuqishmin.