Mu’avies
Kjo botë të largon nga bota tjetër. Ata që i jepen, s’fitojnë gjë prej saj, veç faktit që shtohet makutëria e lakmia e tyre për të. Të përkushtuarit ndaj saj s’kënaqen me çfarë i marrin, për
shkak të asaj që ende s’ia kanë marrë. Në fund vjen ndarja nga gjithçka e mbledhur dhe rrënimi i gjithçkaje që dukej e vendosur një herë e përgjithmonë. Mund të kesh siguri për të ardhmen vetëm
kur mëson nga koha e kaluar.