48. Letër

 

Mu’avies

 

Mllefi e gënjeshtra ia ulin vlerat njeriut në punët e tij të fesë e të kësaj bote dhe shfaqin të metat e tij para syve që vëzhgojnë çdo veprim të tij. Siç e dini, s’mund të kapet ajo që është caktuar të mbetet larg jush. Shumë njerëz kanë patur qëllime të gabuara dhe janë betuar për Atë Zot, por vet Ai ua ka hequr maskën.

 

Prandaj kini frikë nga dita kur i lumturi do jetë kush ia bëri vetes fundin të lumtur, dhe i penduari do jetë kush i shkoi Djallit pas, pa asnjë kundërshtim. Na bëni thirrrje për marrëveshje përmes Kur’anit, ndonëse nuk jeni njeri i tij; po ne i përgjigjemi Kur’anit, jo juve.