46. Letër

 

Një nëpunësi të tij

 

Ti je nga ata, që me mbështetjen e tij më ndihmon në rrënjosjen e fesë e me përkrahjen e tij - të ruaj kufijtë e kërcënuar e të thyej kryeneçësinë e mëka tarit. Kërko ndihmën e Zotit në gjithçka që bën e që të mban në ankth. Shto pak rreptësi në sjelljen e urtë dhe qëndro zemërbutë, aty ku butësia është më e mirë. Vepro me ashpërsi, kur s’mund të bëhet ndryshe. Mblidhi flatrat me modesti përpara nënshtetasve. Priti përzemërsisht dhe ruaj qetësinë në sjelljet me ta. Tra jtoi barabar kur i sheh, përshëndet e takon, dhe dëgjoi me vëmendje të njëllojtë kur duan këshillën tënde, që i fuqishmi të mos shpresojë prej teje lëshime dhe i pafuqishmi të mos e humbë shpresën tek drejtësia jote.

Wes-selam.