43. Letër

 

Maskele bin Hubejres, governatorit të Ardashir Khurras (Iran)

 

Më lajmërojnë se i keni shkaktuar Zotit pakënaqësi e i keni dhënë Imamit tuaj shkas të zemërohet, në qofshin të vërteta sa thuhen për ju. Thuhet se po u shpërndani përkrahësve tuaj Arabë e farefisit tuaj paratë e muslimanëve, të cilat janë fituar me heshtat e kuajt e tyre e për të cilat është derdhur gjaku i tyre. Për Atë Zot, Që mbjell e shpërthen farën për ta rritur bimë e Që krijoi qenien e gjallë: Po qe se kjo është e vërtetë, do uleni shumë në sytë e mi e do humbisni shumë nga fama juaj e mirë.

 

Prandaj mos i trajtoni me shpërfillje detyrimet ndaj Zotit e mos e ndryshoni pro gramin që ju është caktuar të zbatoni, ndryshe do rrënoni fenë e do futeni tek humbësit. Dijeni se muslimanët rreth jush e meje kanë të njëjtat të drejta mbi këto para. Prandaj, t’i dërgoni tek unë, që të shpërndahen përmes meje.