Umer bin Ebi Seleme el-Mekhzumiut, governator i Imam Aliut në Bahrein, i cili u largua nga ky post dhe u zëvendësua nga Nu’man bin Axhlan ez Zurakiu
Kam caktuar Nu’man bin Axhlan ez-Zurakiun në Bahrein e të kam hequr nga ky post, por pa u nisur nga ndonjë mendim i keq ndaj teje, as për të të ndëshkuar. Ti e ke drejtuar mirë provincën dhe i ke përmbushur të gjitha detyrat. Kështu pra, eja këtu, tek unë, ku nuk thirre as për t’u dyshuar e qortuar, as për t’u fajësuar e dënuar. Kam plane të marshoj drejt rebelit të Sirisë, me vullnet të Zotit, prandaj dua të jesh dhe ti me mua. Sepse je mes atyre, te të cilët mund të mbështetem në luftë kundër armikut dhe për forci min e shtyllave të fesë.