39. Letër

 

Amr bin Asit

 

Ti ke bërë fé tënden ambicien tokësore të atij, të cilit i ka mbirë djallë zia në ballë e nuk ka ç’i bën më asnjë maskë. Mjafton vetëm afërsia me të, për t’i vënë njollë njeriut të ndershëm e për të pështirosur këdo që është në shoqëri të tij. I ecën pas gjurmë më gjurmë dhe i kërkon favore, si hijenë që shkon pas luanit me shpresën mbërthyer në kthetrat e tij, duke pritur mos i bie syresh ndonjë kockë.

 

Kështu, rrënove ç’të takonte nga kjo botë, pa le më botën tjetër, kur mund ta kishe marrë ç’doje edhe pa shkelur mbi të Drejtën. Në më dhëntë Zoti pushtet mbi fatin e ju të dyve, do t’jua jap hakun e gjithç kaje keni bërë; e nëse shpëtoni e mbijetoni, për ju të dy s’do ketë, veçse të këqija, pas kësaj. Wesselam.