Popullit të Egjiptit, kur Malik Eshteri u caktua governator i këtij vendi
Nga krijesa e Zotit, Aliu, Prijës i Besimtarëve, atyre që u indinjuan për hir të Zotit ngaqë njerëzit nuk u bindën ndaj Tij, ngaqë nuk u përfillën të drejtat e Tij, dhe ngaqë e keqja lëshoi tërë ushtritë e saj mbi të virtytshmit e perversët, qofshin ata vendas a të huaj, duke bërë që veprimi të mos synonte më drejt së mirës e që e keqja të mos shmangej dot më.
Kjo më bën t’ju nis një burrë nga ata që i shërbejnë Zotit, që s’ia lejon gju min vetes në kohë rreziku, që s’i trembet syri nga armiku në çaste të vështira e që të ligjtë i zhurit më keq se vet zjarri. Quhet Malik bin Harith, nga fisi Mez’hixh.
Dëgjojeni e bindjuni urdhrave të tij, se i shërbejnë të drejtës e se është nga ato shpata të Zotit, tehu i të cilave s’topitet asnjëherë e që s’e falin nishanin kurrë. Nëse ju komandon të marshoni, marshoni, e nëse ju thotë të qëndroni, qëndroni, sepse ai nuk marshon e sulmon, as i çon njerëzit përpara a t’i mbajë në vend, pa marrë urdhër nga unë. Preferova atë për ju, në vend që ta mbaja vetë, se e do të mirën tuaj dhe është tmerri e vdekja dhe armiqve tuaj.