Mu’avie bin Ebu Sufianit
Zot i Madh! Sa vendosmërisht jepeni pas pasioneve të shfrenuara, çoroditjes pa kufi, shpërfilljes së fakteve dhe hedhjes poshtë të argumenteve të forta, që Zotit i pëlqejnë e njerëzve u shërbejnë për gjetjen e së drejtës!
Sa për stërgjatjen e avazit të vrasësit të UthmanitI, e vërteta është se ju i shkuat në ndihmë vetëm kur kështu ndihmuat vetveten; e vërteta është se ju e brak tisët e s’ia dhatë ndihmën në kohën që kishte më shumë nevojë. Wesselam.
__________
(Pasi u vra Uthmani, Mu’avia nisi të reklamonte me të madhe ndihmës që gjoja i kishte dhënë. Po të gjithë e dinë që, kur Uthmani ishte i rrethuar e i çonte njëra pas tjetrës letra plot alarm, që i kërkonin ndihmë, Mu’avia s’luajti nga vendi një hap të vetëm. Ai kishte nisur drejt Medinës një forcë ushtarake nën komandën e Jezid bin Kasrit, po vetëm sa për sy e faqe, se ajo duhej të priste në luginën Zi Khashed, disa dhjetëra kilometra larg saj. Më në fund Uthmani u vra e ai u urdhërua të kthehej së bashku me ushtrinë. S’ka dyshim që Mu’avia kishte interes që Uthmani të vritej, që përmes saj e në emër të gjakut të tij të krijohej një trazirë e të pastrohej rruga për t’u ngjitur në postin e kalifit. Ja pse ai nuk e ndihmoi Uthmanin kur ishte i rrethuar dhe as që e mori fare mundimin të kërkonte gjurmët e vrasësve të tij, pasi e konsolidoi pushtetin e tij.)