35. Letër

 

Abdullah ibn Abbasit, pasi u vra Muhammed bin Ebu Bekri

 

Kështu pra, Egjipti humbi dhe Muhammed bin Ebu Bekri ra dëshmor, Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë. E kisha bir besnik, punëtor të madh, shpatë të mprehtë të Islamit dhe bastion të mbrojtjes së tij. U kisha dërguar lajm njerëzve të mi t’i shkonin për ndihmë dhe t’i bashkoheshin përpara se të ndodhte kjo gjëmë. U nisa urdhra disa herë me radhë, haptasi e fshehtasi; disa iu përgjigjën thirrjes e u nisën, ndonëse me gjysmë zemre. Të tjerët nx orën shfajësime të paqena e pati nga ata që e braktisën dhe e lanë në baltë. Zoti ma shëroftë këtë plagë që më hapën e më shpëtoftë sa më shpejt nga shërbimet e njerëzve të tillë të pabesë e të pavlerë. Sepse, për Allah, po të mos kërkoja martirizim në ndeshje me armikun e të mos e kisha bërë veten gati për vdekjen, nuk do kisha dashur të rrija me ta as edhe një ditë të vetme ballë për ballë me armikun.